Bli me këste në Redline

Teknologjia që dëshiron, financimi që të përshtatet

Falë bashkëpunimit mes ProCredit Bank dhe Redline tani mund të blesh laptopin, telefonin, televizorin, pajisjet gaming apo çdo produkt tjetër elektronik që dëshiron, duke e paguar me këste të përshtatshme mujore.
Aplikoni për financim në vetëm pak hapa. Procesi është 100% online, nga aplikimi deri te disbursimi, duke ju kursyer kohë dhe vizita në degë.

Apliko Tani
 

Për të aplikuar nevojitet që të shkarkoni këto dokumente nga e-Albania: kliko këtu

Përfitimet tuaja:

  • Normë interesi fikse gjatë gjithë afatit të financimit
  • Pa kolateral/ pa garantor
  • Komision disbursimi: 0% deri më 20.11.2026 (më pas 1%)
  • Aplikim, aprovim dhe disbursim 100% Online 

Çfarë mund të blini me këste?

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi mund të financosh një gamë të gjerë produktesh elektronike, si:

  • Laptopë dhe kompjuterë
  • Smartphone dhe tabletë
  • Televizorë dhe pajisje audio
  • Pajisje gaming
  • Aksesorë dhe produkte të tjera elektronike

Shembull ilustrues për përllogaritjen e normës efektive të interesit:
Për klientët pagamarrës në monedhën LEK:

  • Shuma: 180,000 lekë
  • Interesi: 11% interes për të gjithë periudhën
  • Afati: 24 muaj
  • Komision disbursimi: 0%
  • Norma efektive e interesit: 12.73%
  • Kësti mujor: 8,389 lekë

Për klientët jopagamarrës në monedhën LEK:

  • Shuma: 180,000 lekë
  • Interesi: 12% interes për të gjithë periudhën
  • Afati: 24 muaj
  • Komision disbursimi: 0%
  • Norma efektive e interesit: 13.85%
  • Kësti mujor: 8,473 lekë

Nëse nuk jeni ende klient i ProCredit Bank, nuk ka problem. Mund të aplikosh gjithashtu online dhe të përfundosh të gjithë procesin pa vizituar degët e bankës.

Normat e interesit aplikohen sipas fashave të shumës së financimit, si më poshtë:

  • Financim 50,000 lekë – 600,000 lekë
    Norma e interesit: 11% për klientët që e marrin pagën në llogarinë e tyre në ProCredit Bank dhe 12% për klientet që nuk e marrin pagën në llogarinë e tyre në ProCredit Bank;
    Komisioni i disbursimit: 1% (pas datës 20.11.2026).
  • Financim 600,001 lekë – 1,000,000 lekë
    Norma e interesit: 10% për klientët që e marrin pagën në llogarinë e tyre në ProCredit Bank dhe 11% për klientet që nuk e marrin pagën në llogarinë e tyre në ProCredit Bank;
    Komisioni i disbursimit: 1% (pas datës 20.11.2026).

Kushtet për ta përfituar:

  • Paga juaj të ketë kaluar në bankë të paktën 6 muajt e fundit
  • Të ardhura të deklaruara minimumi 50,000 lekë
  • Historik i mirë kreditor 
  • Të jeni rezident në Shqipëri 
  • Të jeni mbi moshën 21 vjeçare

Ju ftojmë të vizitoni faqen e Redline për më shumë informacion në lidhje me produktet e tyre!
 

Apliko Tani
 

Për më shumë informacion:
+355 42 389 389
informacion@procredit-group.com

Vëmendje: Çdo kredi ka kosto!
Kredidhënia në një monedhë të ndryshme nga ajo në të cilën gjenerohen të ardhurat, shoqërohet me rreziqe të konsiderueshme. Për shembull, një nënçmim i fortë i kursit të këmbimit do të shkaktonte vështirësi në aftësinë e konsumatorit për të shlyer kredinë. Këto vështirësi mund të çonin në dështimin e konsumatorit për të shlyer kredinë.