Depozita 15-mujore

Përfito nga Depozita 15-mujore në Lekë dhe Euro

Tani mund të zgjidhni depozitën me afat 15-mujor dhe të përfitoni interesin fiks prej 2.5% në Lekë dhe 2% në Euro, duke ju ofruar një mundësi investimi të sigurt dhe fitimprurës.

Përfitimet tuaja:

  • Interes vjetor fiks:
    2.5% në Lekë
    2% në Euro
  • Afat: 15 muaj
  • Interesi kreditohet çdo muaj në llogarinë tuaj personale

Kushtet e ofertës:

  • Shuma minimale e hapjes: 100,000 Lekë/ 1,000 Euro
  • E vlefshme vetëm për fonde të reja në bankë
  • Oferta do të jetë e vlefshme nga data 01.08.2026 deri më 30.11.2026                                    

Maksimizoni përfitimet tuaja duke hapur depozitën 15-mujore në bankën ProCredit për një investim të qëndrueshëm.

Si të aplikoni?
Aplikoni sot online ose vizitoni degën më të afërt për të hapur depozitën tuaj të re me ProCredit Bank. Përfitoni nga kjo mundësi për të rritur kursimet tuaja!

Apliko Tani
 

Për më shumë informacion:
+355 (4) 2 389 389
informacion@procredit-group.com
www.procreditbank.com.al

Shënime: Interesi i fituar i nënshtrohet tatimit në burim 15%, sipas legjislacionit në fuqi.
Në rast mbylljeje të parakohshme të depozitës, aplikohet penalitet në formën e humbjes së 100% të interesit të akumuluar/fituar në EUR.
Depozitat e hapura sipas kësaj oferte nuk rinovohen automatikisht me të njëjtën normë interesi pas maturimit – në datën e rinovimit, do të aplikohen normat standarde në fuqi.
Fondet e depozitës janë të mbrojtura nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (www.asd.gov.al) deri në shumën 2,500,000 LEK ose ekuivalentin në valutë tjetër, në përputhje me Ligjin nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Mbi Sigurimin e Depozitave”, i ndryshuar.


Afatet e njoftimit për mbyllje të parakohshme:

  • Deri në 100,000 EUR – njoftim 2 ditë përpara
  • Nga 100,000 deri në 1,000,000 EUR – njoftim 31 ditë përpara
  • Mbi 1,000,000 EUR - njoftim 90 ditë përpara