Llogaria rrjedhëse bankare është llogari bazë e cila i mundëson biznesit akses në shërbimet e tjera bankare dhe vendos marrëdhenien midis bankës dhe biznesit tuaj.
Çfarë avantazhesh përfitoni nga llogaria e biznesit?
- Akses në fondet tuaja në çdo kohë nëpërmjet shërbimit e-banking, kartës së biznesit, dhe Zona 24/7 ku mund të keni akses në shërbime bankare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
- Shpejtësi dhe eficiencë në aktivitetin tuaj të biznesit nëpërmjet veprimeve të automatizuara për pagesat e faturave.
- Përfitoni transferta dhe kryeni pagesa të shpejta ndaj furnitorëve tuaj brenda dhe jashtë vendit.
Të gjitha shërbimet e përfshira në llogarinë rrjedhëse të biznesit kanë një kosto fikse mujore. Klikoni këtu rreth shërbimeve që ofrohen brenda kësaj llogarie.
Çfarë dokumentacioni ju nevojitet për të hapur një llogari biznesi?
- Ekstrakt i QKR-së i tre muajve të fundit
- Statut dhe Akt Themelimi i kompanisë
- Dokument identifikimi i Përfaqësuesit Ligjor të kompanisë
- NIPT/ Vula (nëse ka në përdorim vulë)
Për më shumë informacion:
+355 42 389 389
informacion@procredit-group.com