Paketa ProKid

ProKid - Kurse për fëmijën tënd

E ardhmja e fëmijës tënd meriton më shumë. Prandaj ne kemi krijuar paketën ProKid - një zgjidhje financiare e cila të ndihmon të kursesh me qetësi, siguri dhe përfitim afatgjatë për fëmijët tënd.

Paketa ProKid përfshin:

  • Llogari Rrjedhëse ProKid – pa komision mirëmbajtjeje
  • Llogari Depozite - sipas kushteve dhe normave të interesit në fuqi për depozitat 
  • Llogari Kursimi ProKid FlexSave me norma interesi: 
    • 0.8% në LEK
    • 0.2% në EUR
    • 0.5% në USD

Pse të zgjedhësh ProKid:

  • Kursen në mënyrë të strukturuar për arsimimin dhe të ardhmen e fëmijës
  • Kontroll dhe transparencë e plotë mbi fondet
  • Zgjidhje e dedikuar posaçërisht për fëmijët 

ProKid të lejon të kursesh gradualisht dhe të planifikosh me qetësi për momentet më të rëndësishme të jetës së fëmijëve.

Për më shumë informacion mbi kushtet dhe mënyrën e aplikimit, ju lutemi vizitoni një nga degët tona ose na kontaktoni në:

  • +355 42 389 389
  • informacion@procredit-group.com
  • www.procreditbank.com.al

Apliko Online 
 

_____
Sqarime të detajuara:
Normat e interesit aplikohen vetëm për depozitat e reja të hapura për fëmijë deri në moshën 18 vjeç, me fonde të reja në bankë. Depozita është pjesë e paketës ProKid. Paketa ProKid mund të hapet dhe administrohet vetëm nga prindi ose kujdestari ligjor i fëmijës, deri në mbushjen e moshës 18 vjeç.
Prindi menaxhon Paketën ProKid përmes platformës e-Banking të tij personale.
Depozitat e hapura në kuadër të kësaj oferte nuk rinovohen automatikisht me të njëjtën normë interesi në datën e maturimit. Në datën e rinovimit do të zbatohen normat standarde të interesit në fuqi në atë moment.
Shuma minimale për hapjen e depozitës është: 1,000 euro ose 100,000 lekë.
Depozita me afat ProKid mund të hapet dhe administrohet vetëm nga prindi ose kujdestari ligjor, deri në ditën që fëmija mbush 18 vjeç.
Interesi i përfituar është subjekt i tatimit në burim në masën 15%, sipas legjislacioni tatimor në fuqi.

Fondet e depozitës janë plotësisht të mbrojtura dhe të siguruara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave - www.asd.gov.al, deri në shumën 2.500.000,00 Lekë, ose shuma ekuivalente e saj kur depozita është në monedhë tjetër, në përputhje me Ligjin nr. 53/2014, datë 22.05.2014, "Mbi Sigurimin e Depozitave" i ndryshuar “.

Në rast mbylljeje të parakohshme të depozitës, aplikohet penalitet në formën e:

  • Humbjes 100% të interesit të akumuluar për depozitat në euro
  • Humbjes 90% të interesit të akumuluar për depozitat në lekë

Afatet e njoftimit për mbyllje të parakohshme:

  • Deri në 100,000 euro / 10,000,000 lekë – njoftim 2 ditë përpara
  • Nga 100,000 deri në 1,000,000 euro / 10,000,000 deri në 100,000,000 lekë – njoftim 31 ditë përpara
  • Mbi 1,000,000 euro / 100,000,000 lekë – njoftim 90 ditë përpara