Si të bëheni pjesë e ekipit tonë?

Paketat për Klientët Individë

Marrëdhëniet tona me klientët, partnerët dhe punonjësit janë të hapura dhe transparente. Të njëjtat parime i zbatojmë edhe në procesin e punësimit. Të gjithë aplikantët kalojnë përmes të njëjtit proces përzgjedhjeje.

Çfarë – ose më mirë, kë – jemi duke kërkuar ne?

Për ne është shumë e rëndësishme të punësojmë njerëz, të cilët identifikohen me grupin ProCredit. Ne nuk kërkojmë që ju të keni patjetër eksperiencë pune, apo një fushë specifike akademike. Ju mund të jeni një i sapo diplomuar ose një prefesionist i kualifikuar. Ju mund të keni eksperiencë në fushën bankare ose jo. Ajo çfarë ne vlerësojmë është të qënit unik dhe me dëshirën për të mësuar çdo ditë. Sidoqoftë, një gjë është e domosdoshme: meqenëse ne jemi një grup ndërkombëtar, ju duhet të keni një nivel të mirë të gjuhës Angleze.

Procesi i Përzgjedhjes

Faza 1 e procesit tonë të përzgjedhjes:
Plotësimi dhe dorëzimi i CV-së në adresën e e-mail: burime.njerezore@procredit-group.com

Me anë të aplikimit tuaj, na mundësoni të krijojmë një përshtypje të parë për përvojën dhe aftësitë tuaja. Për të bërë një vlerësim objektiv të aplikimit duhet të plotësohen të gjitha pjesët qartë dhe me kujdes të veҫantë. Ky aplikimi duhet të kryhet përmes adreses të e-mail: burime.njerezore@procredit-group.com

1. Plotësimi dhe dorëzimi i letrës së motivimit

Një pjesë e rëndësishme e procesit të aplikimit është edhe letra e motivimit. Ajo përbën një mundësi për të na bindur që ju vërtet keni dëshirë të jeni pjesë e ekipit të ProCredit-it.

  • Na tregoni për veten dhe interesat tuaja
  • Shpjegoni se pse dëshironi të punoni me ne dhe tregoni pritshmëritë që keni lidhur me bankën, si punëdhënës
  • Na tregoni se çfarë ju ka nxitur interesin lidhur me bankën ProCredit dhe ProCredit Holding

Letra e motivimit e preferueshme të jetë në gjuhën angleze. Për të na mundësuar vlerësimin e saktë të aplikimit tuaj, është shumë e rëndësishme që ju të mos: përdorni klishé, dërgoni letra motivimi te gatshme, apo të merrni me “copy-paste” informacione nga faqja e internetit të bankës ProCredit dhe ProCredit Holding.

Faza 2 e procesit tonë të përzgjedhjes
Biseda telefonike dhe intervista individuale

2. Biseda telefonike

Pasi t’i kemi shqyrtuar të gjitha aplikimet, një anëtar i ekipit tonë të Burimeve Njerëzore do të kontaktojë me kandidatët më të përshtatshëm për të bërë një bisedë telefonike. Përmes bisedës telefonike, do t’ju jepet mundësia të prezantoheni dhe të na ndihmoni të mësojmë më shumë lidhur me shkollimin dhe përvojën tuaj, si dhe për arsyet për të cilat keni aplikuar.

3. Intervista individuale

Intervista individuale përbën një mundësi që ne t’ju njohim më mirë dhe të diskutojmë për pritshmëritë e ndërsjella. Nëse keni pyetje, përgjegjësive të punës apo mundësive të zhvillimit, ky është momenti i duhur për t’i adresuar ato. Ne gjithashtu inkurajojmë një komunikim të hapur dhe të sinqertë, në mënyrë që të sigurohemi që kjo mundësi është e përshtatshme për të dyja palët.