Duke synuar çdoherë që t'ju mbështesim dhe lehtësojmë aktivitetet biznesore, qoftë tregti e mallrave ose ofrim i shërbimeve, tenderim, ekzekutim të punëve, blerje kundrejt pagesës në avans, dizajnim, apo instalim të pajisjeve të reja, ne ju ofrojmë garancitë adekuate për biznesin tuaj. Garancia bankare është instrument për sigurimin e nënshkrimit të kontratave mes palëve që operojnë në tregje të ndryshme ndërkombëtare.
Përveç që përdoret për të siguruar ekzekutimin e kontratave në tregti të jashtme, ajo është shumë e aplikuar edhe për sigurimin e kontratave brenda vendit të njëjtë.
ProCredit Bank përcjell edhe të gjitha llojet e garancive të cilat i pranon nga bankat e tjera në favor të klientëve të saj. Garancitë e lëshuara nga ProCredit Bank Kosova rregullohen me ligje dhe rregulla të aplikueshme të Kosovës, nëse në tekstin e garancisë nuk ceket ndryshe.
Banka ProCredit ofron shërbimin e koleksionit dokumentar, si shërbim që rritë besueshmërinë në lidhjet tuaja biznesore dhe lehtëson punën me furnitorët dhe klientët tuaj.
Koleksioni dokumentar ju ndihmon të siguroheni për kualitetin, sasinë dhe pagesën e të mirave materiale. Shërbimi përfshinë një set të dokumenteve, përmbajtja e të cilave është aprovuar nga palët dhe të cilat banka e eksportuesit e dërgon te banka e importuesit.
Për më shumë informacion:
+355 42 389 389
informacion@procredit-group.com