Shqipëria ka një potencial të lartë për shfrytëzimin e energjisë diellore, duke u renditur si vendi i tretë në Evropë, pas Spanjës dhe Greqisë, për sa i përket rrezatimit diellor. Bazuar në prodhimin e energjisë elektrike nga fotovoltaikët të klientëve të ProCredit Bank, mesatarja e prodhimit është rreth 1,500 kWh/kWp. Pra për 1kWp të instaluar, paneli fotovoltaik prodhon mesatarisht 1,500 kWh/vit energji elektrike, duke e bëre investimin që të kthehet për një kohë shumë të shkurtër, kohë kjo e cila llogaritet të shkojë deri në 5 vjet. Ky investim mundëson që të përfitoni më pas energji elektrike falas për të gjithë jetëgjatësinë e impiantit që përllogaritet të jetë rreth 20 vjet.
Biznese të vogla, të mesme, të mëdha, gjithashtu dhe individë që dëshirojnë të investojnë në banesat e tyre. Investimi në Panele Fotovoltaike është një hap më tepër rreth sigurimit të energjisë elektrike më të lirë dhe të sigurt, duke evituar riskun që mund të keni nga ndërprerjet e mundshme së energjisë së rrjetit.
|
Kohëzgjatja e kredisë |
Norma e interesit |
Mbulimi me financim nga banka |
Garancia |
|---|---|---|---|
|
Deri në 7 vjet |
Shumë konkurruese në treg |
Ne mund të financojmë me kredi deri në 100% të projektit tuaj |
Si garanci mund të shërbejë impianti që po ndërtohet |
Mund të aplikoni lehtësisht online dhe Këshilluesi i Biznesit do t'ju kontaktojë dhe informojë më tepër në lidhje me këtë mundësi investimi duke ju këshilluar në varësi të interesit tuaj.
Për më shumë informacion:
+355 (4) 2 389 389
informacion@procredit-group.com
ProCredit Bank,
Partneri Juaj në Biznes!