(5)_FTyk6zfnpX.png)
Në kuadër të bashkëpunimit me Albanian Development Guarantee Foundation (ADGF), ProCredit Bank ofron mundësi financimi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme përmes Dritares së Garancisë së Bashkimit Evropian, EU Window.
Programi i Garancisë BE–KfW për Ballkanin Perëndimor - Në mbështetje të qëndrueshmërisë së sipërmarrjeve MSME synon të përmirësojë aksesin në financim për bizneset ekonomikisht të qëndrueshme, duke përdorur një mekanizëm garancie. Në këtë mënyrë, krijohen më shumë mundësi financimi për bizneset që dëshirojnë të investojnë, të zgjerojnë aktivitetin e tyre ose të financojnë nevojat për kapital qarkullues, edhe në rastet kur nuk disponojnë kolateral të mjaftueshëm bankar.
Përmes Programit të Garancisë biznesi juaj mund të përfitojë:
Në kuadër të programit ofrohen tre kategori financimi, të përshtatura sipas profilit dhe nevojave të biznesit.
1. Regular Window
Kjo kategori u drejtohet bizneseve të konsoliduara që dëshirojnë të financojnë investime të reja, kapitalin qarkullues ose zhvillimin e mëtejshëm të aktivitetit të tyre.
Shuma maksimale e financimit: deri në 500,000 Euro ose ekuivalenti në Lekë.
2. Green Window
Kjo kategori u drejtohet bizneseve që planifikojnë investime të gjelbra dhe projekte që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm.
Mund të përfshihen investime në:
Shuma maksimale e financimit: deri në 500,000 Euro ose ekuivalenti në Lekë.
3. Start-up Window
Kjo kategori është krijuar për bizneset e reja, të regjistruara prej më pak se 24 muajsh, të cilat kanë nevojë për financim për nisjen, konsolidimin ose zhvillimin e aktivitetit.
Shuma maksimale e financimit: deri në 50,000 Euro ose ekuivalenti në Lekë.
Programi u drejtohet ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme të regjistruara dhe që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri.
Biznesi duhet të plotësojë të paktën një nga kriteret e mëposhtme:
Në rastin e bizneseve që janë pjesë e një grupi kompanish, kriteret financiare vlerësohen në nivel grupi, në përputhje me kushtet e programit.
Programi përfshin:
Zhvilloni biznesin tuaj me mbështetjen e duhur financiare!
Nëse po planifikoni një investim të ri, zgjerimin e aktivitetit, financimin e kapitalit qarkullues ose realizimin e një projekti të gjelbër, Programi i Garancisë ADGF mund t’ju ndihmojë të siguroni financimin e përshtatshëm për biznesin tuaj.
Për më shumë informacion mbi programin, ju lutem vizitoni një nga degët tona ose na kontaktoni në:
+355 42 389 389
informacion@procredit-group.com