Paketa për Klientët Rajonalë në Zgjerim

Po zgjeroni aktivitetin tuaj në rajon?

Kur biznesi juaj zgjerohet përtej kufijve, nevojitet një partner bankar që kupton sfidat dhe mundësitë e operimit në disa tregje. Paketa për Klientët Rajonalë nga ProCredit Bank është krijuar për të mbështetur bizneset që operojnë ose planifikojnë të operojnë në Europën Juglindore dhe Lindore, duke ofruar zgjidhje bankare të koordinuara, mbështetje të personalizuar dhe një qasje më efikase ndaj nevojave tuaja financiare.

Çfarë përfitoni?

Bizneset që bashkëpunojnë me ProCredit Bank në më shumë se një vend mund të përfitojnë:

  • Paketa preferenciale biznesi të përshtatura sipas nevojave të kompanisë
  • Procesim me prioritet dhe mbështetje të dedikuar nga ekspertët tanë
  • Transferta ndërkombëtare të shpejta ProPay drejt 12 shteteve ku operon ProCredit, vetëm për 2 euro
  • Këshillim financiar të personalizuar për zgjerimin rajonal
  • Qasje në ProConnect, platformën rajonale të rrjetëzimit dhe bashkëpunimit për bizneset

Pse të zgjidhni ProCredit Bank?

ProCredit Bank mbështet ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në të gjithë rajonin përmes:

  • Pranisë së fortë në Europën Juglindore, Europën Lindore dhe Gjermani
  • Një modeli bankar të specializuar për bizneset
  • Ekspertizës lokale të kombinuar me standarde të unifikuara në nivel grupi
  • Një qasjeje afatgjatë të fokusuar në zhvillimin dhe rritjen e qëndrueshme të klientëve

Për kë është kjo paketë?

Kjo paketë është krijuar posaçërisht për bizneset që:

  • Po zgjerojnë aktivitetin në një treg të ri rajonal
  • Operojnë në disa vende të Europës Juglindore dhe Lindore
  • Kërkojnë një partner bankar të besueshëm për të mbështetur rritjen e tyre ndërkombëtare

Nëse biznesi juaj është në fazë zgjerimi ose po planifikon të hyjë në tregje të reja, këshilluesit tanë të biznesit janë të gatshëm t'ju prezantojnë zgjidhjen më të përshtatshme për nevojat tuaja.

Na kontaktoni për të mësuar më shumë rreth përfitimeve të Paketës për Klientët Rajonalë:
+355 (4) 2 389 389
informacion@procredit-group.com

ProCredit Bank,
Partneri Juaj në Biznes!