Go Digital in the Western Balkans Programme
Në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimin Evropian.

Ky program ndihmon MSME-të të përshpejtojnë transformimin e tyre digjital dhe të përshtasin operacionet e tyre të biznesit me standardet e BE-së. Duke mbështetur investimet në automatizim, digjitalizim dhe teknologji të gjelbra, programi i ndihmon MSME-të të rrisin produktivitetin e tyre, të përmirësojnë cilësinë dhe të forcojnë konkurrueshmërinë në treg. Qëllimi i ketij programi është për të rritur kapacitetin, qëndrueshmërinë dhe inovacionin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme nëpërmjet rritjes së aksesit në financim për të mundësuar një shfrytëzim më të lartë të digjitalizimit, automatizimit, konkurueshmërisë dhe teknologjive të gjelbra.
Avantazhet e automatizimit dhe digjitalizimit:
- Rritje e saktësisë, shpejtësisë dhe efikasitetit të proceseve
- Automatizim i punëve rutinë
- Zvogëlim i gabimeve dhe kostove operative
- Transformim i operacioneve dhe komunikimit me klientët
- Rritje e konkurrueshmërisë në treg dhe zhvillim afatgjatë
Çfarë përfitoni:
- 3,000,000 Euro fond total i mundësuar;
- Përshpejtoni automatizimin dhe transformimin dixhital te biznesit tuaj;
- Përmirësoni proceset e biznesit tuaj për të kursyer kohë dhe për të ulur kostot;
- Rritni aftësinë tuaj për t'iu përgjigjur kërkesave në ndryshim të tregut;
- Investim në teknologji të gjelbra për nje biznes më të qëndrueshëm;
- Forconi aftësitë dixhitale të ekipit tuaj;
- Asistencë teknike falas.
Klientët që kualifikohen:
Ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme (SME), të regjistruara ose që ushtrojnë aktivitetin kryesisht në Shqipëri dhe në përputhje me legjislacionin shqiptar.
*Subjektet duhet të plotësojnë kriteret standarde të vlerësimit të kredisë të ProCredit Bank Shqipëri.
Monedha e financimit: Euro
10% incentivë, e financuar nga Bashkimi Evropian, do të aplikohet për rastet më poshtë:
- Do të përfitohet vetëm për investimet e kualifikuara në automatizim dhe/ose digjitalizim;
- Për të gjithë ata klientë dhe plane investimi të cilët përmbushin kushtet dhe kriteret e parashikuara nën këtë program si edhe është përfunduar me sukses procesi i verifikimit nga BERZH-i;
Programi mbulon një gamë të gjerë teknologjish që përfshijnë:
- Pajisje të automatizuara prodhimi dhe përpunimi;
- Pajisje bujqësore të automatizuara;
- Zgjidhje të automatizuara prodhimi që përmirësojnë efikasitetin e biznesit, produktivitetin dhe fleksibilitetin gjatë ciklit të prodhimit, duke përfshirë robotët;
- Pajisje mjekësore;
- Softuer të tillë si Sisteme Automatizimi i Proceseve të Biznesit dhe ERP, Digjitalizimi i Operacioneve, Efikasiteti i Energjisë dhe Optimizimi i Burimeve, Zgjidhje Digjitale Ndërfunksionale.
Për më shumë informacion mbi programin, ju lutem vizitoni një nga degët tona ose na kontaktoni në:
+355 42 389 389
informacion@procredit-group.com