Raportimi i komunikimeve të dyshimta

Këshilli Drejtues dhe Komiteti i Kontrollit
  • Misioni i bankës
  • Struktura e bankës
  • Etika e biznesit
  • Politikat mjedisore
  • Informacioni Ligjor
  • Politika e Privatësisë
  • Ankesa
  • Sistemi i Sinjalizimit
  • CRS dhe FATCA
  • Siguria online

Informacion mbi Sigurinë Online

Për Bankën ProCredit, kontrollimi dhe shmangia e sulmeve kibernetike është një nga prioritetet kryesore. Duke investuar në teknologjinë më të fundit dhe duke bërë kontrolle të rregullta teknike, ne sigurojmë mbrojtjen dhe sigurinë e informacionit bankar online të klientëve. Përveç kësaj, ne u japim klientëve tanë informacione dhe këshilla të hollësishme se si të qëndrojnë të sigurt gjatë bankimit online që të parandalojmë rënien e tyre viktimë të mashtrimeve.

Raportimi i komunikimeve të dyshimta

Banka ProCredit është e angazhuar për të ofruar sigurinë e nevojshme në kryerjen e transaksioneve bankare online si dhe mbrojtur të dhënat e llogarive tuaja. Për ta përmbushur këtë, ProCredit Bank përdor programin më të fundit të sigurisë si dhe janë implementuar procese të shumta sigurie. Pavarësisht kësaj, ju duhet të dini se Interneti dhe email-et mund të përdoren si mjete për qëllime dhe aktivitete joligjore. Për këtë arsye në gjithmonë ju rekomandojmë të merrni disa masa të thjeshta në mënyrë që të jeni sa më të sigurtë gjatë kryerjes së transaksioneve të ndryshme bankare.

Mbani mend:

Nëse merrni email, mesazhe me teks (SMS), telefonatë ose mesazhe instante të dyshimta, ju lutemi të informoni menjëherë ProCredit Bank duke vizituar degën tuaj më të afërt , duke kontaktuar këshilluesin tuaj të klientit ose duke telefonuar në numrin e mëposhtëm +355 42 389 389. Ju mund të dërgoni emailet e dyshimta në adresën tonë të mëposhtme të emailit kujdesindajklientit@procreditbank.com.al.

Mbani mend:
  • Bankat nuk do t’ju kërkonin kurrë nëpërmjet email-eve që të klikoni në një link apo të vizitoni një faqe web-i për të “konfirmuar” apo “ndryshuar” fjalëkalimin tuaj, apo ndonjë të dhënë tjetër personale. ProCredit Bank do t’ju kërkonte ndryshimin e fjalëkalimit tuaj vetëm pasi të keni hyrë në shërbimin bankar në internet te ProCredit Bank ku edhe simboli i lidhjes së sigurisë është i dukshëm. 
  • Trajtojini të gjitha email-et e dyshimta me kujdes dhe mos klikoni kurrë mbi linqet e këtyre email-eve dhe ose të jepni të dhënat tuaja personale. 
  • Për të kryer veprime bankare në Internet logohuni duke hapur browser-in tuaj të web-it dhe shtypeni vetë adresën. 
Mbani mend:
  • Trajtojini te gjitha email-et e marra ( veçanërisht email-et e marra nga dërgues të panjohur) me kujdes dhe mos klikoni kurrë në linqet e këtyre email-eve për të vizituar faqe web-i të panjohura.
  • Instaloni software antivirus, mbajini të përditësuar dhe kryeni skanime të rregullta të sigurisë. 
  • Instaloni dhe mësoni si të përdorni një mur mbrojtës personal (personal firewall)
  • Instalo përditësimet më të fundit të sigurisë, të njohura gjithashtu si patches.

Pyetjet më të zakonta për komunikimin e dyshimtë:

  • Çfarë është nje komunikim i dyshimtë (phishing)? 

Phishing është një përpjekje për të aksesuar informacion sensitiv dhe personal, nëpërmjet email-eve, mesazheve me tekst (SMS), telefonatave ose mesazheve instante të cilat duket sikur vijnë nga një kompani e besueshme që operojnë në Internet, por në fakt është një website fals, i cili kontrollohet nga persona jo të besueshëm. 

 

  • Çfarë informacioni do të më kërkohet?

Komunikimet “phishing” zakonisht kërkojnë të bëhet “përditësim” ose “të verifikohet” informacioni për llogarinë tuaj. Nëpërmjet këtyre komunikimeve të detyrojnë të klikosh në linkun që ata kanë vendosur në email (ose forma të tjera) për të bërë përditesimin sa më shpejt. Ky link të dërgon në faqen e tyre të web-it. Çdo informacion që ju shkruani ruhet nga këto persona në mënyrë që ta përdorin në momentin më të volitshëm me qëllime mashtrimi.

 

  • Si të evitoj që të jem viktimë e komunikimit te dyshimtë?

Çelësi për të qenë i sigurtë është të jesh mosbesues ndaj çdo email-i, SMS apo telefonate të papritur, ose të pakërkuar nga ju, edhe pse mund të duket sikur vijnë nga një burim i besueshëm. Këto email-e janë dërguar me qëllimin për të kapur një adresë email-i aktive, e cila i përket një klienti që ka llogari në institucionin që po synojnë të dëmtojnë.

 

  • Çfarë duhet të bëj nëse marr një komunikim te dyshimtë? 

Nëse merrni email-e, mesazhe me tekst (SMS), telefonatë ose mesazhe instante të dyshimta, ju lutemi të informoni menjëherë ProCredit Bank duke vizituar degën tuaj më të afërt, duke kontaktuar këshilluesin tuaj të klientit ose duke telefonuar në numrin e mëposhtëm +355 42 389 389. Ju mund të dërgoni email-et e dyshimta në adresën tonë të mëposhtme të email-it kujdesindajklientit@procreditbank.com.al.

 

  • Si të dalloj një email “phishing”?

Email-et mashtruese zakonisht përmbajnë mesazhe urgjente apo me ton autoritativ. Sigurohuni të kontrolloni për fjalë të shkruara gabim, logo të parregullta të kompanive apo adresa email-i të çuditshme.

Çdo lloj veprimi i cili nuk ngjan me veprimet që ju bëni zakonisht në e-banking, ju këshillojmë ta shikoni si të dyshimtë. Në momentin që keni dyshim, kontaktoni me ProCredit Bank, duke vizituar një nga degët apo agjencitë tona, ose kontaktoni këshilluesin tuaj. Ju gjithashtu mund të telefononi në Qendrën e Kontaktit të ProCredit Bank +355 4 2 389 389.