Flex Save

Kurse automatikisht me FlexSave

FlexSave ju ndihmon të kurseni automatikisht çdo muaj dhe të ndërtoni fondin tuaj për planet e së ardhmes. Nuk keni nevojë për shuma të mëdha për të filluar. Duke kursyer një shumë të vogël çdo muaj, mund të krijoni gradualisht fondin që ju nevojitet për pushime, investime ose çdo qëllim tjetër personal.

Si funksionon?

Aktivizoni një urdhër automatik kursimi dhe zgjidhni shumën dhe datën e transfertës, ndërsa pjesa tjetër bëhet automatikisht. Paratë transferohen çdo muaj nga llogaria juaj në llogarinë e kursimit, pa pasur nevojë të ndërmerrni veprime shtesë.

Aktivizojeni një herë dhe lërini kursimet të rriten muaj pas muaji.

Sa mund të kurseni?

Shembull: Nëse kurseni 100 EUR çdo muaj:

  • Afati: 12 muaj
  • Shuma e kursyer: 1,200 EUR deri në fund të vitit + interesin që përfitoni nga FlexSave

Pse të zgjidhni kursimin automatik?

  • Kurseni rregullisht çdo muaj.
  • Arrini më shpejt qëllimet tuaja financiare.
  • Përfitoni interes çdo ditë mbi kursimet tuaja.
  • Mbani kontroll të plotë mbi shumën dhe datën e transfertës.
  • Menaxhoni kursimet tuaja direkt nga Mobile dhe e-Banking.
  • Nuk ka pagesë për hapjen e llogarisë së kursimit FlexSave.

Aplikoni online për llogari kursimi FlexSave, përdorni kursimin automatik dhe shihni kursimet tuaja të rriten muaj pas muaji. 

Si të aplikoni?
Hap Llogari Online dhe pajisu automatikisht me llogarinë e kursimit FlexSave. Mos e humb mundësinë për të kursyer!

Hap Llogari dhe Kurse me FlexSave
 

Për detaje të mëtejshme vizitoni Listën e Çmimeve.

Për më shumë informacion:
+355 (4) 2 389 389
informacion@procredit-group.com
www.procreditbank.com.al