Instrumenti Financiar për Ndarjen e Riskut të Portofolit (PRS)

Instrumenti Financiar për Ndarjen e Riskut të Portofolit (PRS)
Nismë strategjike e zhvilluar nga EBRD dhe e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian

Ndajmë Riskun, Rrisim Mundësitë!

Financim për bizneset që dëshirojnë të investojnë, zhvillohen dhe synojnë të rriten në tregjet lokale dhe ndërkombëtare.

Në kuadër të bashkëpunimit me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), ProCredit Bank Albania ofron financim për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) përmes instrumentit financiar EFSD + Portfolio Risk Sharing (PRS) duke mundësuar mbulim me garanci deri në 50% të riskut të kredisë për huatë e reja për NMVM-të. 

Ky instrument financiar synon të lehtësojë aksesin në financim për bizneset shqiptare duke mbështetur investimet, rritjen e kapaciteteve, modernizimin e proceseve dhe zhvillimin e aktiviteteve ekonomike. Ai mbështet zgjerimin e përgjegjshëm të huadhënies dhe nxit rritje gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme.

Përse të zgjidhni këtë instrument financiar?

Përmes këtij instrumenti, biznesi juaj mund të përfitojë:

  • Mundësi më të mëdha financimi për investime dhe zhvillim;
  • Mbështetje për zgjerimin dhe modernizimin e aktivitetit;
  • Financim për investime afatgjata dhe kapital qarkullues;
  • Kushte konkurruese financimi;
  • Partneritet me një instrument financiar të mbështetur nga EBRD dhe Bashkimi Evropian;
  • Këshillim profesional dhe ekspertizë nga ProCredit Bank.

Si funksionon instrumenti financiar?

  • Mbulim me garanci deri në 50%.
  • Portofoli total i financimit arrin deri në 50 milionë Euro.
  • Financimi mundësohet nga ProCredit Bank sipas kritereve të pranueshmërisë të përcaktuara nga ky instrument financiar. 

Kush mund të përfitojë?

Ky instrument financiar ju dedikohet:

  • Ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM);
  • Bizneseve prodhuese dhe eksportuese;
  • Sipërmarrjeve që investojnë në zgjerimin e aktivitetit dhe rritjen e kapaciteteve;
  • Bizneseve që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës;
  • Sektorëve të tjerë të pranueshëm sipas kritereve të instrumentit financiar.

Çfarë mund të financoni?

Instrumenti financiar mund të mbështesë:

  • Investime në pajisje dhe teknologji;
  • Zgjerimin e kapaciteteve prodhuese;
  • Projekte modernizimi dhe digjitalizimi;
  • Investime në efiçiencë energjetike dhe qëndrueshmëri;
  • Kapital qarkullues për mbështetjen e zhvillimit të aktivitetit;
  • Projekte të reja investimi që kontribuojnë në rritjen e biznesit.

Monedhat e financimit:

Financimi mund të ofrohet në:

  • Lekë;
  • Euro.

Zhvilloni biznesin tuaj me mbështetjen e ProCredit Bank, EBRD dhe Bashkimit Evropian!
Nëse po planifikoni një investim të ri, zgjerimin e aktivitetit, modernizimin e proceseve të biznesit ose financimin e nevojave për kapital qarkullues, instrumenti financiar EFSD+ Portfolio Risk Sharing (PRS) ju ofron mundësinë për të realizuar planet tuaja të zhvillimit.

Për më shumë informacion mbi këtë instrument financiar, ju lutem vizitoni degët tona ose na kontaktoni në:
+355 42 389 389
informacion@procredit-group.com