Impakti Social

Impakti Mjedisor
  • Misioni i bankës
  • Struktura e bankës
  • Etika e biznesit
  • ESG & Zhvillimi i Qëndrueshëm
  • Informacioni Ligjor
  • Politika e Privatësisë
  • Ankesa
  • Sistemi i Sinjalizimit
  • CRS dhe FATCA
  • Siguria online

Njerëzit dhe Kultura

Në një mjedis me procese të digjitalizuara në shkallë të lartë për operacionet standarde bankare, ne besojmë se punonjësit tanë duhet të jenë këshilltarë të besueshëm për nevojat më komplekse të klientëve. Prandaj investojmë shumë në mësim dhe zhvillim të vazhdueshëm. 

Ne ndjekim një proces transparent rekrutimi dhe ruajmë një kornizë të qartë për strukturën e pagave dhe përfitimeve. Struktura jonë organizative është qëllimisht e sheshtë, duke e bërë strukturën drejtuese të arritshme dhe duke nxitur dialog të hapur. Respekti, përfshirja dhe barazia janë në zemër të kulturës sonë. Ne vlerësojmë perspektivat e ndryshme dhe inkurajojmë diskutimet konstruktive. Kodi ynë i Sjelljes shërben si parim udhëzues për sjelljen etike dhe rishikohet çdo vit përmes trajnimeve të fokusuara në përgjegjësinë mjedisore dhe sociale.

Barazia dhe Diversiteti (Barazia Gjinore)

ProCredit Bank Albania është e përkushtuar të krijojë një mjedis pune të barabartë gjinor, të larmishëm dhe gjithëpërfshirës, ku të gjithë punonjësit ndihen të vlerësuar dhe të respektuar. Qasja jonë mbështetet në parimet e Kodit tonë të Sjelljes, duke garantuar drejtësi, transparencë dhe trajtim të barabartë në të gjitha ndërveprimet, si brenda organizatës ashtu edhe me klientët.

Ne synojmë përfaqësim të balancuar gjinor në çdo nivel të organizatës dhe ofrojmë mundësi të barabarta për rritje dhe zhvillim të karrierës, pavarësisht gjinisë. Ky angazhim reflektohet përmes:

  • Procesit transparent dhe gjithëpërfshirës të rekrutimit të përcaktuar në Politikën e Burimeve Njerëzore.
  • Strukturës së drejtë të pagave, e bazuar plotësisht në paga fikse, duke mbështetur një kulturë pune afatgjatë dhe të përgjegjshme.
  • Praktikave të qarta dhe të drejta të vlerësimit të performancës dhe zhvillimit të karrierës.
  • Qasjes së barabartë në programet e trajnimit dhe zhvillimit të lidershipit përmes Akademisë ProCredit.
  • Mbështetjes së fortë institucionale për raportimin dhe adresimin e çdo forme sjelljeje joetike, me trajtim të njëjtë dhe paanshmëri për çdo sinjalizim.

Fokusi ynë në barazi dhe përfshirje është thelbësor për mënyrën se si operojmë dhe i rëndësishëm për ndërtimin e një mjedisi pune respektues, bashkëpunues dhe të orientuar drejt së ardhmes.

ProCredit Bank demonstron një angazhim të fortë dhe afatgjatë për mbështetjen e grave në biznes përmes Paketës së Financimit Preferencial të dedikuar për Gratë në Biznes. Kjo nismë adreson barrierat gjinore në aksesin në financa duke ofruar përfitime kyçe financiare, duke përfshirë një ulje prej 0.5% të normës së interesit, një ulje prej 0.5% të komisionit të disbursimit, si dhe një ulje prej 2% të normës së interesit për overdraftet e ofruara për punonjëset gra dhe vajza.

E integruar në proceset tona për SME-të dhe në përputhje me Strategjinë tonë të Barazisë Gjinore, kjo paketë rrit përfshirjen financiare dhe përmirëson rritjen e SME-ve të vogla dhe të mesme të drejtuara nga gratë. Objektivi ynë minimal afatmesëm është në përputhje me objektivat e grupit për të arritur 17% të portofolit të kredive të biznesit të disbursuara për kompani të drejtuara nga gratë.

Përgjegjësia Sociale

Ndikimi ynë shkon përtej aktivitetit bankar. Gjatë vlerësimit të kredive, ne marrim parasysh gjurmën sociale të bizneseve që financojmë. Kjo përfshin vlerësimin e kushteve të përgjithshme të punës, si ambjentet e pastra dhe të ndriçuara, masat e sigurisë dhe shëndetit në punë, si edhe ndikimin e kompanisë tek komunitetet përreth, duke përfshirë zhurmën, cilësinë e ajrit dhe faktorë të tjerë mjedisorë e socialë.