Në kuadër të marrëveshjes së re me Fondacionin ADGF (Albanian Development Guarantee Facility)
Me këtë marrëveshje sigurojmë mbështetje financiare dhe synojmë të fuqizojmë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (MSME-ve), në bujqësi, tregjet rurale, si dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë duke ofruar një mekanizëm garancie për ndarjen e riskut që e bën aksesin në financim më të lehtë dhe gjithëpërfshirës. Kjo garanci synon të rivitalizojë sektorë të caktuar të ekonomisë, të sigurojë vijueshmëri dhe besim të aktiviteteve. Mekanizmi i garancisë zbatohet përmes një kategorizimi të përshtatur për të përmbushur nevojat specifike të bizneseve në faza të ndryshme të zhvillimit. Kjo marreveshje luan një rol vendimtar në nxitjen e sipërmarrjes, promovimin e investimeve dhe kontributin për një ekonomi të qëndrueshme.
Në kuadër të Fondit mund të aprovohen 3 tipologji klientësh:
- MSME-të të cilat kanë mbi dy vite që operojnë në treg - e dedikuar për të mbështetur MSME-të që nuk kanë ose posedojnë kolateral të pamjaftueshëm për të aksesuar financim nga institucionet financiare.
- MSME-të të cilat investojnë në projekte të Energjisë Eficente & Energjisë së Rinovueshme - e dedikuar për të mbështetur MSME-të që investojnë në efikasitetin e energjisë, energjinë e rinovueshme dhe iniciativat që synojnë uljen e emetimeve të CO₂.
- MSME-të të cilat janë të regjistruara brenda 24 muajve para shprehjes së interesit të tyre për financim - i është kushtuar mbështetjes së MSME-ve të reja në treg.
Lloji i financimit përfshin:
- Kredi të reja;
- Jo rifinancime apo ristrukturime të faciliteteve ekzistuese;
- Kapital qarkullues;
- Kredi Investimi;
- Overdrafte.
Monedhat e Financimit:
*Fondi mbulon me garanci nga 50% deri në 70% të vlerës së investimit.
Për më shumë informacion mbi programin, ju lutem vizitoni një nga degët tona ose na kontaktoni në:
+355 42 389 389
informacion@procredit-group.com