Politika e Privatësisë

Politika e Privatësisë
  • Misioni i bankës
  • Struktura e bankës
  • Etika e biznesit
  • Politikat mjedisore
  • Informacioni Ligjor
  • Politika e Privatësisë
  • Ankesa
  • Sistemi i Sinjalizimit
  • CRS dhe FATCA
  • Siguria online

Banka ProCredit SH.A. është kontrollues i të dhënave personale që jepen nga individët kur shfrytëzojnë shërbimet që ne ofrojmë, qoftë përmes marrëdhënies së biznesit apo përmes pranisë online, kur përdorin faqen e internetit të bankës, shërbimin e-banking në internet dhe aplikacionin e bankës në celular.

Në vijim në tekst, termat “Banka” dhe “ne” dhe ato që rrjedhin prej tyre i referohen Bankës ProCredit SH.A. (me seli në Rrugën Dritan Hoxha, pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi”, 1026, Tiranë, Shqipëri). Termi “ju” dhe ata që rrjedhin prej tij i referohen përdoruesve të shërbimeve tona. Termi “Politika e privatësinë” i referohet këtij dokumenti. Termi “faqe web-i”, “ faqe interneti” i referohet faqes zyrtare të bankës https://www.procreditbank.com.al/, termi “e-banking në internet” i referohet https://ebanking.procreditbank.com.al/User/LogOn dhe “app” i referohet aplikacionit të Bankës ProCredit në App Store/Play Store.

Politika e privatësisë ju informon për kontrollimin, përpunimin dhe transferimin e të dhënave personale. Rregullat e paraqitura në këtë dokument vlejnë për çdo formë të të dhënave, qoftë të ruajtura elektronikisht, në letër apo në ndonjë paisje tjetër ku ruhen të dhënat.

Kontrollues për qëllimet e Ligjit Nr.124, datë 19.12.2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe aktet nenligjore që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të dhënave, është Procredit bank Sh.a.

ProCredit Bank sh.a ka emëruar një person përgjegjës për çështjen e të dhënave personale. Të dhënat e kontaktit të personit përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale në Bankë janë si më poshtë:

  • Z. Emiljan Dyrmishi
  • Numër kontakti: +355 (4) 2 389 389
  • E-Mail: alb.dpo@procredit-group.com
  • Adresa: ProCredit Bank Sh.A (Shqipëri)
  • Rr.Dritan Hoxha, pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi”, 1026, Tiranë, Shqipëri.
  • www.procreditbank.com.al
  • kujdesindajklientit@procredit-group.com ose informacion@procredit-group.com