Financim për Kapital Qarkullues

Programi "WB EDIF GUARANTEE4SME"

Financimet për Kapital Qarkullues përfshin Kredinë me Këste si edhe Paradhënien Bankare dhe Linjën e Kredisë.

Ky financim ju  ndihmon të mbani në çdo moment nën kontroll inventarin e biznesit tuaj, dhe sipas ciklit të biznesit të parashikoni rritjen e tij me produkte të reja apo ekzistuese.
Paradhënie Bankare – janë  fonde në dispozicion në llogarinë tuaj të biznesit.

Avantazhet:

  • Ofron  likuiditet të mjaftueshëm kur pagesat nga debitorët tuaj vonohen.
  • Kryeni pagesa të menjëhershme dhe të paparashikuara.
  • Paguani çdo muaj vetëm interesin për shumën e përdorur.

Kohëzgjatja

Dokumentat e nevojshme

Interesi

Klient përfitues

Deri në 12 muaj

  • Dokumentat ligjor dhe financiar të biznesit
  • Kartë Identiteti

Fiks

Biznes i licencuar dhe aktiv të paktën që prej 6 muajsh

Interesi përllogaritet në baza ditore mbi shumën e përdorur dhe paguhet e gjitha në fund të muajit.

Linja e Kredisë - ofrohet si financim afatshkurtër për një kategori të caktuar biznesesh dhe ofron fleksibilitet në pagesa të shpejta dhe sezonale.
Shuma maksimale e financimit ofrohet në bazë të analizës së likuiditetit dhe detyrimeve afatshkurtra me furnitorët. Përdorimi i fondeve mund të jetë i pjesshëm kurse rikthimi i fondeve bëhet nëpërmjet arkëtimeve të biznesit.

Kohëzgjatja

Dokumentat e nevojshme

Interesi

Klient përfitues

Deri në 12 muaj

  • Dokumentat ligjor dhe financiar te biznesit
  • Kartë Identiteti

Fiks

Biznes I licencuar dhe aktiv të paktën që prej 6 muajsh

Për t’u njohur me normat e interesit të financimeve vizitoni faqen “Kushtet e Punës”.