Edhe këtë vit ProCredit Bank Shqipëri është certifikuar sipas standardit ISO 14001:2015. Sipas këtij standardi ndërkombëtar, TÜV AUSTRIA Albania ka audituar Sistemin e Menaxhimit Mjedisor të ProCredit Bank.
ISO 14001:2015 është një standard i zhvilluar nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimeve (ISO) dhe vlerëson një sërë aspektesh të menaxhimit mjedisor të brendshëm të kompanive për të implementuar një Sistem Administrimi Mjedisor (EMS) efektiv, i cili luan një rol thelbësor në mënyrën sesi bizneset menaxhojnë dhe kontrollojnë impaktin mjedisor. Pra ky certifikim konfirmon që ProCredit Bank implementon suksesshëm në strukturën dhe veprimtarinë e saj një sistem menaxhimi mjedisor efektiv, me qëllim minimizimin e gjurmëve mjedisore të aktiviteteve dhe shërbimeve që ofron.
ProCredit Bank, që prej vitit 2017, është certifikuar vazhdimisht sipas standardit ISO 14001:2015 për të gjitha njësitë e biznesit, duke dëshmuar angazhimin e qëndrueshëm dhe implementimin me sukses të Sistemit të Menaxhimit Mjedisor (EMS) në të gjitha aktivitetet dhe operacionet e saj.
Reduktimi i ndikimit mjedisor është pjesë e rëndësishme dhe e pandarë e përgjegjshmërisë sociale, jo vetëm në operacionet e vetë bankës por edhe të klientëve të saj, duke dhënë gjithashtu një kontribut në ndërgjegjësimin e punonjësve por edhe të publikut mbi temat mjedisore.
Vazhdimisht ProCredit Bank zbaton masa të qëndrueshme mbi çështjet mjedisore. Kjo është e dukshme edhe në qëllimin e ProCredit Bank për promovimin e një zhvillimi ekonomik ekologjikisht të qëndrueshëm, duke ndërtuar një portofol kredie për financimin e eficencës së energjisë, energjive të rinovueshme si dhe për financimin e projekteve të tjera pro mjedisit.
Për më shumë informacion:
+355 (4) 2 389 389
informacion@procredit-group.com