Njoftim për vend të lirë pune - Specialist i Përputhshmërisë

9/21/2026

ProCredit Bank është në kërkim të një personi të kualifikuar, të motivuar dhe entuziast, i cili do t’i bashkohet Njësisë së Përputhshmërisë, në pozicionin e Specialistit të Përputhshmërisë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Ndjek rregullisht publikimet në fletoren zyrtare dhe aktet rregullatore të Bankës së Shqipërisë në faqen e saj zyrtare me qëllim identifikimin e kërkesave dhe ndryshimeve rregullatore me ndikim në veprimtarinë e Bankës.
  • Vlerëson ndikimin e mundshëm të ndryshimeve ligjore dhe rregullatore në veprimtarinë e Bankës dhe në kuadrin e përputhshmërisë, si dhe ndjek zbatimin e tyre nga njësitë përgjegjëse të Bankës.
  • Vlerëson dhe dokumenton rreziqet e përputhshmërisë në njësitë e Bankës. Është përgjegjës për vlerësimin e ndryshimeve në legjislacionin e zbatueshëm për të dhënat personale dhe ndjek implementimin e ndryshimeve në këtë fushë nga strukturat e tjera në bankë.   
  • Përgatit dokumentacionin e duhur mbështetës për regjistrimet ligjore për palët e treta (BSH, ASD, KMDP, Autoriteti i Konkurrencës, QKB,etj)   
  • Jep opinion për trajtimin e kërkesave nga palët e treta, sipas procedurave te bankës. 
  • Menaxhimi dhe trajtimi i ankesave të klientëve të bankës sipas procedurës së Administrimit të Ankesave në bankë. 
  • Përgatit dokumentacionin e duhur mbështetës si kërkohet përkatësisht nga autoritete të ndryshme, apo palë të treta në emër të bankës.
  • Raporton tek eprorët për çështjet e përputhshmërisë në bankë.

Kriteret për kandidatët:

  • 3+vite eksperiencë në sektorin bankar, në pozicione të ngjashme.
  • Diplomë Bachelor/Master në Drejtësi, Biznes ose Financë.
  • Njohuri shumë të mira të legjislacionin në fuqi.
  • Energjik, i organizuar dhe veçanërisht shumë i vëmendshëm për detaje.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi përsonal.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj të përditësuar dhe një Letër Motivimi, deri më 01.10.2026, në adresën:

burime.njerezore@procredit-group.al

Ju lutemi vini re: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, ProCredit Bank.

ProCredit Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

ProCredit Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon ProCredit Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë ProCredit Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në adresën e emailit të Burimeve Njerëzore të ProCredit Bank sh.a burime.njerezore@procredit-group.com