Gjurmuesi i Transfertave Ndërkombëtare

5/7/2026

Për monitorimin në kohë reale të transfertave ndërkombëtare, një veçori e re - Gjurmuesi i Transfertave Ndërkombëtare - është e disponueshme në Internet dhe Mobile Bank.

Me Gjurmuesin e Transfertave Ndërkombëtare, ju merrni informacion të detajuar në lidhje me transaksionet tuaja ndërkombëtare. Kjo veçori tregon rrugëtimin e plotë të transfertave, duke përfshirë bankat nëpër të cilat ka kaluar pagesa, fazën e saj aktuale dhe rezultatin përfundimtar.

Informacioni paraqitet në një format të qartë dhe të lehtë për t’u kuptuar, duke shfaqur bankat pjesëmarrëse, statuset dhe fazën aktuale të transaksionit.

Përfitimet kryesore:

  • Transparencë e plotë - mund të shihni qartë se ku janë fondet tuaja
  • Përditësime në kohë reale - informacioni përditësohet vazhdimisht
  • Kursim kohe - nuk ka nevojë të kontaktoni bankën për të kontrolluar statusin e transfertave

Ky funksionalitet përmirëson ndjeshëm përvojën e klientit, duke i bërë transfertat ndërkombëtare më të parashikueshme, transparente dhe të përshtatshme.

Për më shumë informacion:
+355 (4) 2 389 389
informacion@procredit-group.com