Njoftim për vend të lirë pune - Specialist i Përpunimit të Vlerave Monetare

8/26/2026

Saktësia në përpunimin e vlerave monetare është një nga elementët që garanton besimin e klientëve tanë çdo ditë. Nëse dëshiron të kontribuosh në këtë proces të rëndësishëm, të ftojmë të aplikosh për rolin e Specialistit të Përpunimit të Vlerave Monetare në ProCredit Bank.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përpunon fondet e ardhura (në nivel copësh) nga pajisjet e zonave të vetëshërbimit duke respektuar të gjithë rregulloret e Bankës së Shqipërisë për përshtatshmërinë e kartmonedhave.
  • Regjistron në sistemet e brendshme të Bankës diferencat e vlerave monetare të ardhura nga përpunimi i fondeve. 
  • Plotëson, firmos dhe arkivon përkatësisht format e lidhura me transaksionet me qendrën e përpunimit.

Kriteret për kandidatët:

  • Eksperiencë pune në profile të ngjashme. 
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe pune në grup.
  • Proaktiv dhe fleksibël.
  • Shumë i vemendshëm ndaj detajeve.

Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj të përditësuar dhe një Letër Motivimi, deri më 05.09.2026, në adresën:

burime.njerezore@procredit-group.al

Ju lutemi vini re: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, ProCredit Bank.

ProCredit Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

ProCredit Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon ProCredit Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë ProCredit Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në adresën e emailit të Burimeve Njerëzore të ProCredit Bank sh.a burime.njerezore@procredit-group.com