Njoftim Për Vend Të Lirë Pune - Specialist i Riskut të Kredive

8/19/2026

Njësia e Vlerësimit të Riskut për Biznesin e Vogël dhe Retail

Banka ProCredit ka shpallur pozicionin vakant Specialist i Riskut të Kredive. Ky rol është përgjegjës për vlerësimin dhe monitorimin e riskut të aplikimeve të kredisë për segmentin e bizneseve të vogla dhe atyre retail, duke mbështetur procesin e vendimmarrjes me analiza të detajuara dhe të pavarura.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Rishikon analizat e aplikimeve për kredi dhe vlerëson risqet financiare, operacionale dhe mjedisore.
  • Analizon pasqyrat financiare dhe strukturën e biznesit të klientëve.
  • Jep votën dhe rekomandimin për aplikimet për kredi, sipas niveleve të aprovimit.
  • Merr pjesë në vizita me klientët kur është e nevojshme.
  • Monitoron cilësinë e portofolit të kredive dhe ndihmon në reduktimin e riskut.
  • Siguron komunikim efektiv ndërmjet degëve dhe njësisë së riskut.
  • Trajnon stafin e degëve në lidhje me procesin e vlerësimit të riskut.
  • Merr pjesë në komitetet e monitorimit dhe nënshkruan dokumentacionin përkatës sipas politikave të brendshme.
  • Përgatit dhe dorëzon raporte për qëllime të brendshme dhe rregullatore.

Kriteret për kandidatët:

  • Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Mbi 2 vite eksperience në fushën e riskut të kredive, analizës financiare apo sektorin bankar.
  • Aftësi të mira analitike, organizative dhe të vendimmarrjes.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim në ekip.
  • Njohuri të politikave dhe standardeve të riskut në sektorin bankar.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj të përditësuar dhe një Letër Motivimi, deri më 29.08.2026, në adresën:

burime.njerezore@procredit-group.al

ProCredit Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

ProCredit Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon ProCredit Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë ProCredit Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në adresën e emailit të Burimeve Njerëzore të ProCredit Bank sh.a burime.njerezore@procredit-group.com