Njoftim Për Vend Të Lirë Pune - Këshillues Biznesi në Durrës

6/25/2026

A jeni apasionuar për analizën financiare dhe botën e biznesit?

ProCredit Bank kërkon të punësojë një individ të dedikuar dhe me eksperience në rolin e Këshilluesit të Biznesit, për segmentin e klientëve Mikro, në degën e Durrësit. Kandidati i përzgjedhur do të punojë në një ambient sa sfidues, aq dhe dinamik. Ky pozicion konsiston në takime të shpeshta me klientë të rinj dhe ekzistues, në zhvillimin e portofolit të Biznesit.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgjegjës në prezantimin e bankës para klientëve të rinj dhe ekzistues, me qëllim ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët e biznesit.
  • Organizon dhe zhvillon takime me klientët e rinj.
  • Analizon në mënyrë periodike zhvillimin e klientëve në portofol dhe bashkëpunimin e tyre me bankën.
  • Bën propozime në komitetin e biznesit si edhe ndjek realizimin e vendimeve të marra në komitet për të gjithë klientët në portofol.
  • Përgjegjës për ruajtjen dhe zhvillimin e një portofoli cilësor në terma ekspozimesh kredie si edhe shërbimesh të tjera bankare.
  • Është iniciues dhe pjesëmarrës aktiv në komitetet e biznesit për klientët e portofolit të tij/ saj, etj

Kriteret për kandidatët:

  • Eksperiencë pune të mëparshme si Këshillues Biznesi, e preferueshme mbi 2 vite, ne sektorin bankar.
  • Njohuri dhe aftësi në të kuptuarit e parimeve dhe praktikave të veprimeve me biznesin e vogël/të mesëm.
  • Aftësi në analizimin dhe përgatitjen e pasqyrave financiare.
  • Aftësi të mira në komunikimin dhe shërbimin me klientin.
  • Aftësi për mbledhje të dhënash, përpunim informacioni dhe përgatitje raportesh.
  • Diplomë universitare (bachelor ose master).
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Bashkohuni me ne!

Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj të përditësuar dhe një Letër Motivimi, deri më 05.07.2026, në adresën:

burime.njerezore@procredit-group.al

Shenim: Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
ProCredit Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

ProCredit Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon ProCredit Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë ProCredit Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në adresën e emailit të Burimeve Njerëzore të ProCredit Bank sh.a burime.njerezore@procredit-group.com