Njësia e Vlerësimit të Riskut për Biznesin e Mesëm
Njësia e Vlerësimit të Riskut për Biznesin e Mesëm
Banka ProCredit ka shpallur pozicionin vankant Analist i Riskut të Kredive për Biznesin e Mesëm. Ky rol është përgjegjës për vlerësimin dhe monitorimin e riskut të aplikimeve të kredisë për segmentin e bizneseve të mesme, duke mbështetur procesin e vendimmarrjes me analiza të detajuara dhe të pavarura.
Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj të përditësuar dhe një Letër Motivimi, deri më 18.06.2026, në adresën:
ProCredit Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
ProCredit Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon ProCredit Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë ProCredit Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në adresën e emailit të Burimeve Njerëzore të ProCredit Bank sh.a burime.njerezore@procredit-group.com