Pyetjet dhe përgjigjet më të shpeshta

Për tërheqjet/pagesat që kryhen brenda Shqipërisë, ju lutem referojuni listës së çmimeve, kliko këtu

Për tërheqjet/pagesat që kryhen jashtë rrjetit të bankës ProCredit, ju lutem referojuni listës së çmimeve, kliko këtu

Për kartat e bankës ProCredit të mbetura në bankomat, përfaqësuesit e bankës në ditët në vijim do t’ju njoftojnë për vendin dhe ditën kur mund ta merrni kartën. Kurse për kartat e bankave të tjera, ju lutem të kërkoni nga banka juaj (banka lëshuese e kartës) të konfirmojnë vlefshmërinë e kartës tuaj duke dërguar një e-mail në adresën ALB HO_ElectronicBankingOperations@procredit-group.com dhe më pas ju mund të tërhiqni kartën. Për më shumë informacion, ju lutem të kontaktoni Qendrën e Kontaktit në numrin +355 42 389 389

Nëse dispononi një kartë Debit Master Card, IPIN gjenerohet automatikisht  dhe dërgohet përmes një SMS në numrin tuaj të telefonit që keni të rregjistruar në bankë. Është kod 6 shifror (pa pagesë) të cilin ju duhet ta vendosni në fushën e kërkuar në faqen e internetit pasi të keni vendosur të dhënat e kërkuara (përfshirë edhe numrin e kartës) dhe pasi të keni shtypur butonin për konfirmim të blerjes në “dyqanin online ”. 

Në bankomatet e bankës ProCredit në Shqipëri me kartat e bankës ProCredit, limiti ditor i tërheqjeve është ALL 200’000 / EUR 1’500, kurse ai javor është ALL 1’000’000 / EUR 7’000.

Për klientët të cilët janë aktiv në shfrytëzimin e kartave të tyre (kanë të paktën 3 transaksione në 3 muajt e fundit), ajo do të rinovohet në mënyrë automatike. 
Sapo  karta të jetë gati, banka bën dërgimin e saj përmes postës në adresën tuaj të banimit të cilën e keni të rregjistruar në sistemin e bankës.
Nëse nuk e keni përdorur kartën e debitit por dëshironi ta rinovoni atë, ju lutem që në momentin e pranimit të njoftimit përmes SMS nga ana e bankës për skadim të kartës të kontaktoni Qendrën e Kontaktit 042 389 389 për të konfirmuar interesin tuaj për të aplikuar për kartën e re dhe për të ndjekur procedurat e tjera të nevojshme për këtë qëllim.

Banka ProCredit ofron kartën Debit MasterCard për individë dhe biznese, e cila ka veçori të njëjta sikurse karta e kreditit. Ajo  mundëson pagesa brenda dhe jashtë vendit si dhe blerje online në web faqe të ndryshme. 
Gjithashtu, banka ProCredit ofron kartë krediti “charge” me të cilën ju mund të pajiseni nëse jeni pagamarrës pranë bankës ProCredit dhe plotësoni kriteret përkatëse për financim, që janë vendosur nga banka. Për më shumë hollësi rreth këtij produkti, ju lutemi të na kontaktoni në numrin tonë të telefonit +355 42 389 389 ose të na shkruani në adresën tonë të e-mail informacion@procredit-group.com

Për të vendosur një PIN të ri për kartën e marrë në dorëzim, klientët duhet të ndjekin udhëzimet që gjenden në letrën informuese që ju vjen  në një zarf sëbashku me kartën. 
Për cdo rast, që mund të keni probleme në lidhje me këtë shërbim, apo ju nevojitet më shumë ndihmë, ju ftojmë që të telefononi në numrin tonë të telefonit +355 42 389 389

Pini i kartës mund të ndërrohet në bankomatet e bankës ProCredit.

Jo, klientët e bankës nuk do të paguajnë asnjë tarifë shtesë për marrjen e kartës nëpërmjet shërbimit postar.  

Dërgimi i kartës përmes Postës është një shërbim që ne e ofrojmë për të gjithë klientët tanë dhe aktualisht kjo është mënyra e vetme për të pranuar kartën  e bankës.

Aktivizimi i kartës dhe PIN-it mund të bëhet vetëm përmes operatorëve mobile të Shqipërisë.

Për më shumë informacion ju lutem klikoni këtu.

Do të ketë 3 tentativa nga ana e Shoqërise Postare ,të kontraktuar nga banka për t’iu dorëzuar kartën në adresën tuaj të banimit, gjithashtu ju do të pranoni edhe numrin gjurmues të cilin mund ta shfrytëzoni për ta gjurmuar vendodhjen e kartës tuaj përmes portalit të kompanisë postare . Gjithashtu, ju do të telefonoheni nga korrieri i postës dhe ai do ta sjelle karten në destinacionin e kerkuar nga ju, i cili mund të jetë i ndryshem nga ai i banimit. Nëse asnje nga kushtet e mësiperme nuk plotësohet, ju mund ta terhiqni kartën në Zyrën Postare për një afat deri në 2 muaj. Me pas karta juaj nuk do të jetë më e vlefshme.

Karta pas 90 ditëve shkatërrohet nga banka, ndërkohë për tu pajisur me kartë të re duhet të aplikoni për këtë shërbim prapë.

Bllokoni dhe zhbllokoni kartën tuaj 24/7 përmes aplikacionit mobile, të cilin mund ta shkarkoni këtu . Ju mund të na telefononi për raportim të kartave të humbura në +355 (4) 2 389 389.