Kjo platformë është zhvilluar me qëllim që t’ju mundësohet klientëve të shkruajnë e-mail për informacionet që ju duhen në lidhje me banken apo shërbimet bankare qe ofrohen nga Banka ProCredit sha. Banka ProCredit do të angazhohet te trajtojë të gjitha kërkesat me seriozitet të plotë dhe do t’ju informojë rreth kërkesës suaj në kohën e duhur.
Të dhënat personale apo financiare të mbledhura nga Banka, do të kontrollohen, përpunohen, transferohen për qellim të zgjidhjes së kërkesës suaj, zbatimit dhe mbarëvajtjes së të gjithë marrëdhënies kontraktore midis Klientit dhe Bankës dhe do të ruhen në përputhje me Ligjin Nr. 124, datë 19.12.2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe akteve nën ligjore për zbatim të tij, mbi përpunimin e të dhënave personale në sektorin bankar.