Overdraft & Kartë Krediti nga ProCredit Bank

10/8/2025

Liri financiare në çdo moment!

Shpenzimet e papritura apo planet e reja mund të shfaqen në çdo moment - me Overdraftin dhe Kartën e Kreditit nga ProCredit Bank, ju keni gjithmonë pranë një partner financiar të besueshëm që ju ofron fleksibilitet dhe siguri në çdo situatë.

Overdraft – Zgjidhja e shpejtë për çdo nevojë afatshkurtër

Kur ju nevojiten fonde shtesë për të përballuar shpenzime të paritura, Overdrafti ju lejon të përdorni më shumë se gjendja juaj e llogarisë.
Përfitimet:

  • Limit fleksibël deri në 3 paga mujore
  • Normë interesi konkurruese - 9% në LEK (për mbajtësit e paketës së plotë)
  • Akses 24/7 në fondet tuaja për çdo nevojë
  • Zgjidhje e përshtatshme për menaxhimin e nevojave afatshkurtra

*Shuma minimale 60,000 lekë.

Norma efektive e interesit për shumën 200,000 lekë:

  • Paketa Bazë: 16.68% (norma nominale e interesit 15%)
  • Paketa e Plotë: 11.82% (norma nominale e interesit 9%)

Kartë Krediti – Fleksibilitet për çdo plan

Për blerje në dyqane apo online, Karta e Kreditit nga ProCredit Bank ju ofrojn siguri dhe komoditet në çdo transaksion.
Përfitimet:

  • Limit deri në 3 paga mujore
  • 0 komision për pagesa dhe përdorim online
  • Deri në 45 ditë pa interes për blerjet tuaja
  • Paguani lehtësisht me Apple Pay dhe Google Pay

*Shuma minimale 60,000 lekë.

Me Overdraftin dhe Kartën e Kreditit nga ProCredit Bank, ju përfitoni liri financiare, komoditet dhe kontroll të plotë mbi financat tuaja — në çdo kohë dhe kudo që jeni.

Zbuloni më shumë:
Informacion i standardizuar parakontraktor i Kartës së Kreditit

Apliko për Kartë Krediti

Informacion i standardizuar parakontraktor i Paradhënies Bankare (Overdraft)

Apliko për Overdraft


Vemendje! Huamerrja e parave kushton para!

Kredidhënia në një monedhë të ndryshme nga ajo në të cilën gjenerohen të ardhurat, shoqërohet me rreziqe të konsiderueshme. Për shembull, një nënçmim i fortë i kursit të këmbimit do të shkaktonte vështirësi në aftësinë e konsumatorit për të shlyer kredinë. Këto vështirësi mund të çonin në dështimin e konsumatorit për të shlyer kredinë.

Për më shumë informacion:
+355 (4) 2 389 389
informacion@procredit-group.com
www.procreditbank.com.al