Pronat, “Ullishte me sipërfaqe 14,700 m2” dhe “Objekt Karabina me sipërfaqe të bazës 1262.1 m2” , ndodhen ne qytetin Vlorës, në zonën e quajtur Pusi i Mezinit, në Zonën Kadastrale 8605, me akses te drejperdrejte ne rrugen dytesore e cila lidhet pingul me rrugën nacionale Vlorë-Fier.
Truall dhe ndërtesë biznesi
14700.00 m2
Zona ka reliev kodrinor ku nje pjese e kodrave jane te mbjella me ullinj. Ndertimet e pakta ne te, kryesisht te perqendruara buze rrugeve kryesore, bejne qe kjo zone te kete dendesi te ulet banimi dhe intensitet minimal ndertimi. Prona ka akses nëpërmjet rrugës dytesorë të përshtatur që pas fillimit të ndërtimit të kompleksit e cila gezon nje infrastrukture relativisht te mire. Pronat ndodhen rreth 100m në perëndim te rruges nacionale Fier-Vlore (rruga e vjeter dhe rreth 500m ne lindje te Autostrades “Levan-Vlore” Prona ndodhet rreth 3.4 km ne veri të Bashkisë së Vlorës dhe rreth 2.25 km në lindje të brigjeve të
detit.
Organizimi funksional
I projektuar si një kompleks arsimor, ne objekt zhvillohen ambjente klasash, laboratore, zyrash, salla mbledhje, mencë, nyje higjeno/sanitare, korridore, etj. Në pjesën qendrore të objektit zhvillohet berthama e shkallëvë dhe atriumi.