Fito Interes 2.5% me Depozitën 25-mujore në EUR

4/20/2026

ProCredit Bank vjen me një mundësi ideale për kursimet tuaja.

Zgjidhni depozitën me afat 25-mujor dhe interes fiks prej 2.5% në EUR, një zgjedhje ideale për një investim të sigurt dhe të qëndrueshëm.


Përfitimet tuaja:

  • Interes vjetor fiks: 2.5% në EUR
  • Afat: 25 muaj
  • Interesi kreditohet çdo muaj në llogarinë tuaj personale

Kushtet e ofertës:

  • Shuma minimale e hapjes: 1,000 EUR
  • E vlefshme vetëm për fonde të reja në bankë
  • Oferta do të jetë e vlefshme deri më 31.07.2026


Zgjidhni Depozitën 25-mujore për të përfituar interes vjetor fiks, kreditim mujor të interesit në llogarinë tuaj personale dhe siguri të plotë në të vetmen bankë Gjermane në vend.

Si të aplikoni?
Aplikoni sot online ose vizitoni degën më të afërt për të hapur depozitën tuaj të re me ProCredit Bank. Mos e humbisni mundësinë për të marrë më shumë nga kursimet tuaja!

Apliko Tani
 

Për më shumë informacion:
+355 (4) 2 389 389
informacion@procredit-group.com
www.procreditbank.com.al

Shënime: Interesi i fituar i nënshtrohet tatimit në burim 15%, sipas legjislacionit në fuqi.
Në rast mbylljeje të parakohshme të depozitës, aplikohet penalitet në formën e humbjes së 100% të interesit të akumuluar/fituar në EUR.
Depozitat e hapura sipas kësaj oferte nuk rinovohen automatikisht me të njëjtën normë interesi pas maturimit – në datën e rinovimit, do të aplikohen normat standarde në fuqi.
Fondet e depozitës janë të mbrojtura nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (www.asd.gov.al) deri në shumën 2,500,000 LEK ose ekuivalentin në valutë tjetër, në përputhje me Ligjin nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Mbi Sigurimin e Depozitave”, i ndryshuar.


Afatet e njoftimit për mbyllje të parakohshme:

  • Deri në 100,000 EUR – njoftim 2 ditë përpara
  • Nga 100,000 deri në 1,000,000 EUR – njoftim 31 ditë përpara
  • Mbi 1,000,000 EUR - njoftim 90 ditë përpara