Depozita në Euro

4/15/2025

Fito Interes 2.5% me Depozitën 2-vjeçare në Euro!

Tani mund të zgjidhni depozitën me afat 2-vjeçar dhe të përfitoni interesin fiks prej 2.5% në euro, duke ju ofruar një mundësi investimi të sigurt dhe fitimprurës. 

Maksimizoni përfitimet tuaja duke hapur një depozitë të re në bankën ProCredit për një investim të qëndrueshëm.

Përfitimet e kësaj depozite:

  • Interes 2.5% për afat 2 vjeçar
  • Interesi i fituar kreditohet çdo muaj në llogarinë tuaj personale
  • Mjafton një shumë minimale prej 1000 euro për ta hapur dhe përfituar nga kjo normë interesi

Oferta është e vlefshme për të gjitha depozitat e hapura me fonde të reja në ProCredit Bank.

Hap Depozitë

Mos e humbisni mundësinë për të rritur kursimet tuaja me planin e kursimit që ju përshtatet. Aplikoni online për të hapur depozitën tuaj të re në të vetmen bankë Gjermane në vend.

Shënim: Interesi i fituar i nënshtrohet tatimit 15% sipas legjislacionit në fuqi.
Në rast mbylljeje të parakohshme të depozitës, aplikohet penalitet në formën e humbjes së 100% të interesit të akumuluar deri në atë moment.

Afatet e njoftimit për mbyllje të parakohshme:

  • Deri në 100,000 euro – njoftim 2 ditë përpara
  • Nga 100,000 deri në 1,000,000 euro – njoftim 31 ditë përpara
  • Mbi 1,000,000 euro – njoftim 90 ditë përpara