ProCredit Bank ka shpallur pozicionin vakant për rolin e Specialistit - Këshillues Ligjor. Përsoni që do të perzgjidhet, do të jetë pergjegjes për sigurojë përputhshmërinë e Bankës me ligjet e aplikuara dhe rregulloren në fuqi në Shqipëri, për ofrimin e këshillave mbi çështjet ligjore (veçanërisht legjislacionin në fushën e taksave, Kodit të Punës, marrëdhënieve tregtare të bankës me palët e treta), këshilla mbi instrumentat kontraktore/kontratat e përdorura nga Banka për aktivitëtet e saj.
Përgjegjësitë kryesore:
- Këshillon mbi çështje ligjore: Kodi Civil, Ligji i Taksave, Ligji Tregtar, Ligji i Bankave, Rregulloret e Ministrisë së Financave, etj.
- Rishikon dhe përditëson, kur nevojitet, kontratat standarde të përdoruara nga banka; kontrata shërbimi, marketing dhe të tjera të kërkuara nga departamente të ndryshme, si prokurimet, marketing etj.
- Koordinon bashkëpunimin me këshilluesit e jashtëm ligjor të bankës për të gjitha çeshtjet gjyqësore me palë bankën që ndiqen nga ana e këshilluesve (avokatëve) të bankes.
- Përditëson listën e të gjithë rasteve gjyqësore të përgatitura nga këshillues të jashtëm ligjor, kërkon informacion të rregullt nga ata dhe informon rregullisht Departamentet përkatëse dhe Drejtorinë e bankës.
- Përgatit, nënshkruan e nis drejt palëve të interesuara opinione ligjore për çdo kërkesë të subjekteve me qëllim hapje llogarie për herë të parë pranë Bankës, sipas procedurave në fuqi të bankës.
- Përgatit, nenshkruan e nis drejt palëve të intëresuara opinione ligjore për çdo kërkesë të subjekteve tregtare, e OJF/OJQ me qëllim autorizimin e një apo disa përfaqësuesve me prokurë për veprime në llogaritë e lëshuesit të prokurës.
- Përgatit, kontrollon dhe firmos si përfaqësues i bankës kontratat e kredisë, deklaratat dhe çdo dokument tjetër që ka lidhje me procesin e kredidhënies apo dhe atë të çdo shërbimi tjetër bankar që ofrohet në ProCredit Bank Shqipëri.
- Raporton te drejtori i Departamentit Ligjor, PPP dhe Përputhshmërisë për detyrat dhe përgjegjësitë në lidhje me qëllimet dhe objektivat e njësisë.
- Kryen çdo detyrë tjetër që mund t’i caktohet nga Koordinatori i Njësisë dhe nga Drejtori i Departamentit Ligjor, PPP dhe Përputhshmërisë.
Kualifikimet:
- Mbi 5 vite eksperiencë në sektorin bankar, në pozicione të ngjashme.
- Diplomë Bachelor/Mastër në Drejtësi.
- Njohuri shumë të mira të legjislacionin në fuqi për sektorin bankar.
- Energjik, i organizuar dhe vecanarisht shumë i vëmendshëm për detaje.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi përsonal.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Çdo çertifikatë/trajnim i metëjshëm përbën avantazh.
Nëse mendon se ky rol është për ty, dërgo një CV të përditësuar dhe Letër Motivimi në adresën e e-mail: burime.njerezore@procredit-group.com brenda datës 27.04.2026
ProCredit Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
ProCredit Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon ProCredit Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë ProCredit Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në adresën e emailit të Burimeve Njerëzore të ProCredit Bank sh.a burime.njerezore@procredit-group.com