Transferta kombëtare

3D Secure Dynamic

Transfertat kombëtare përfshijnë të gjitha transfertat që kryhen midis bankave të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda Shqipërisë.

Avantazhet e transfertave kombëtare:

  • Të shpejta dhe të sigurta.
  • Pa komision deri në 5 transferta jo urgjente në muaj dhe deri ne 1,499,999 lekë secila.
  • Transfertat procesohen brenda ditës nëse ekzekutohen deri në orën 13:30.

Për të kryer një transfertë kombëtare dalëse (dërgim parash në një bankë tjetër brenda vendit) është e nevojshme që të keni informacionin e mëposhtëm:

  • Emri i Subjektit përfitues;
  • Numri IBAN i subjektit përfitues;
  • Emri i Bankës së subjektit përfitues;
  • SWIFT i bankës së subjektit përfitues;
  • Adresa e përfituesit.

Për të pritur nje transferte kombëtare hyrëse (transferta të urdhëruara nga bankat e tjera brenda vendit) është e nevojshme që dërguesit të parave, t'i siguroni informacionin e mëposhtëm :

  • Emri i kompanisë/ biznesit tuaj;
  • Numri IBAN i llogarisë bankare të biznesit tuaj;
  • Emri i Bankës: ProCredit Bank Albania;
  • SWIFT i bankës ProCredit: FEFAALTR;
  • Kontaktet tuaja.

Për t’u njohur më shumë mbi:

  • Afatet e procesimit te transfertave klikoni këtu.
  • Kushtet e punës për shërbimet e transfertave kombëtare ju ftojmë të vizitoni faqen ''Kushtet e Punës'.

Për më shumë informacion na kontaktoni në:
+355 42 389 389
informacion@procredit-group.com