ProCredit Bank sjell mundësi financimi për bizneset përmes "WB EDIF GUARANTEE4SME"

Programi "WB EDIF GUARANTEE4SME"


Gati të investoni në zhvillimin e biznesit tuaj?

Nëse jeni një biznes mikro, i vogël apo i mesëm në Shqipëri dhe synoni të zgjeroni aktivitetin tuaj, të investoni në teknologji, pajisje, energji të gjelbër apo kapital qarkullues, ProCredit Bank ju mbështet përmes programit WB EDIF GUARANTEE4SME, me një linjë totale garancie prej 50,000,000 Euro.

ProCredit Bank & EIF – Mbështetje evropiane për biznesin tuaj

ProCredit Bank është pjesë e nismës WB EDIF GUARANTEE4SME, një program garancie i European Investment Fund (EIF), në kuadër të iniciativave të Bashkimit Europian për zhvillimin e sektorit privat. Qëllimi i këtij programi është të lehtësojë aksesin e bizneseve në financim, duke ofruar fleksibilitet më të madh në kërkesat për kolateral dhe duke mbuluar pjesërisht riskun e financimit.

Ekspozimet e mbuluara nga kjo skemë synojnë të nxisin rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (MSME) në Shqipëri.

Falë mbështetjes së EIF, klientët e ProCredit Bank përfitojnë financim më të lehtë dhe me kushte më të favorshme. Garancia e EIF ndihmon në uljen e kërkesave për kolateral dhe mundëson norma më konkurruese interesi, duke e bërë kredinë më të aksesueshme. Kjo ju jep mundësinë të investoni me më shumë siguri në rritjen e biznesit, inovacion, digjitalizim apo projekte të qëndrueshme, pa ngarkesë të lartë financiare.

Ky bashkëpunim kombinon ekspertizën e ProCredit Bank në financimin e SME-ve me mbështetjen strategjike të EIF, për t’ju ndihmuar të zhvilloni biznesin tuaj me siguri dhe besim.

Përfitimet kryesore

  • Mbulim garancie: Deri në 80% të shumës së financimit
  • Financim me terma preferencialë: deri në 0.5% më lirë se standardi
  • Ekspozimi maksimal për klient / grup klientësh: Deri në 500,000 Euro

Produktet për të cilat mund të aplikoni

  • Kredi me këste
  • Linjë kredie / Overdraft
  • Letra krediti
  • Garanci bankare
  • Rifinancime nga banka të tjera (deri në 20% të shumës totale)

Monedha e financimit: EURO

Kush mund të përfitojë?

  • Të gjithë klientët e biznesit që plotësojnë kriteret standarde të kreditimit sipas përkufizimit të SME nga Komisioni Europian.
  • Ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme (MSME), të regjistruara ose që ushtrojnë aktivitetin kryesisht në Shqipëri, në përputhje me legjislacionin shqiptar

* Subjektet duhet të plotësojnë kriteret standarde të vlerësimit të kredisë të ProCredit Bank Shqipëri.

 

Për më shumë informacion mbi programin, ju lutemi vizitoni një nga degët tona ose na kontaktoni në:

+355 42 389 389 
informacion@procredit-group.com