Fondi BEI

FlexSave

Financimi i Bankës Evropiane të Investimeve për mbështetjen e bizneseve

Përmes një marrëveshje me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI; www.eib.org) banka ProCredit do të mund të mbështesë bizneset e vogla dhe të mesme (NVM) dhe ndërmarrjet që kanë më pak se 3 000 të punësuar (MidCaps) duke siguruar më tepër mundësi për financim me kosto më të ulët dhe me afate fleksibël ripagimi.

Një Bashkëpunim Evropian për të mirën e NVM-ve
BEI është banka kredituese afatgjatë e Bashkimit Evropian; roli i saj është të financojë projekte investimi në mbështetje të objektivave të politikës së BE. Me qëllim të mbështetjes së veprimit të jashtëm të BE-së, me vendim të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, BEI-t i jepet një Mandat i Jashtëm  për të financuar projekte përkatëse jashtë BE-së.

Falë vlerësimit të saj më të mirë të mundshëm në tregjet e kapitalit (AAA), BEI mund të kreditoje fonde me kushte të favorshme, të cilat u kalon NVM-ve dhe MidCaps përmes nesh. NVM-të dhe MidCap-et janë të informuara në mënyrë specifike dhe individuale nga ne për përfshirjen e BEI dhe ndikimin e saj në kushtet financiare të kredisë së marrë. Informacion i gjerë në lidhje me mbështetjen e Grupit BEI për NVM-të dhe MidCaps mund të gjendet në faqen e internetit të BEI (www.eib.org) .

Çfarë është financimi i BEI?
BEI po forcon mbështetjen e saj për NVM-të dhe MidCaps duke ndihmuar këtë sektor të rëndësishëm. Afati i kredisë është minimumi 2 vjet (kohëzgjatja aktuale e kredisë do të varet nga aspektet ekonomike dhe teknike të projektit të financuar) dhe mund të përdoret për të financuar duke filluar në projekte shumë të vogla deri në investime me një kosto maksimale prej 25 milion EUR. Megjithate kontributi i BEI, nuk mund të kalojë 12.5 milion EUR.

Kush mund të aplikojë për një kredi të BEI?
• NVM lokale me më pak se 250 të punësuar në bazë të konsoliduar para investimit;
• MidCaps Lokale me më pak se 3,000 të punësuar në një bazë të konsoliduar para investimit;
• Shumica e sektorëve ekonomikë janë të pranueshëm, me disa përjashtime, ndër të cilat prodhimi i armëve dhe municioneve, armëve, pajisjeve ushtarake ose policore ose infrastrukturave, pajisjeve ose infrastrukturës që kufizon të drejtat dhe lirinë individuale të njerëzve, aktivitete që sjellin ndikim në mjedis, aktivitete të konsideruara të diskutuara nga ana morale ose etike ose aktivitete të ndaluara nga legjislacioni kombëtar, aktivitete që synojnë prodhimin ose shitjen e mallrave që janë subjekt i një akti që shkel një markë tregtare ose një tregues gjeografik, aktivitetet e lojërave të fatit dhe duhanit.

Për çfarë mund të përdoret një kredi e BEI?
Kredia e BEI mund të përdoret për të financuar të gjitha investimet dhe shpenzimet që janë bërë në kontekstin e zhvillimit të një NVM-je ose një MidCap dmth:
• Investime të prekshme: blerja, rinovimi ose zgjerimi i aseteve të prekshme, me disa kufizime në lidhje me blerjet e tokës.
• Investime jo-materiale: veçanërisht shpenzimet e përfshira në R&D, blerja e licencave të procesit dhe softuerit
• Kërkesat e kapitalit punues afatmesëm dhe afatgjatë të nevojshme për aktivitetin operacional të NVM-ve ose MidCap.

Cilat janë përfitimet për biznesin tuaj?
• Ju mund të merrni norma interesi të dobishme [me maturitet më të gjatë] krahasuar me kushtet standarde të kreditimit të biznesit.
• Ju mund të negocioni termat e ripagimit ose frekuencën e ripagimit të kredisë për t'iu përshtatur rrethanave dhe kërkesave të qarkullimit të parave të biznesit tuaj.
• Kjo ju lejon të investoni në mënyrë të konsiderueshme në biznesin tuaj pa ndikuar negativisht në qarkullimin e parave ose likuiditetin tuaj.

Çfarë pritet në kthim?

Në rast se kjo është kërkuar nga BEI (a) pas një njoftimi të arsyeshëm, ju duhet të lejoni përfaqësuesit e BEI të vizitojnë dhe inspektojnë të gjitha vendet, instalimet dhe punimet që përbëjnë projektin që është subjekt i kredisë; dhe (b) ne mund të sigurojmë informacion për ju në BEI.


Ju lutemi kontaktoni me Këshilluesin tuaj të Biznesit, ose na kontaktoni përmes telefonit për të diskutuar nëse biznesi juaj kualifikohet për financim i mbështetur nga skema e BEI "Kredi për NVM" ose BEI "Kredi për MidCaps".