Hap Depozitë dhe Fito deri në 5% interes në Lek!
ProCredit Bank ofron fleksibilitet në afatet e depozitave, në varësi të kërkesave tuaja. Ju mund të zgjidhni depozitën që i përshtatet më së miri planit tuaj të kursimit, duke përfituar siguri dhe norma të favorshme interesi.
ProCredit Bank ka krijuar lehtësi në aplikimin por edhe në menaxhimin e llogarisë kudo që ndodheni, përmes telefonit apo tabletit tuaj. Për të hapur një depozitë në bankën tonë, mund të aplikoni online duke klikuar butonin më poshtë:
Depozita UP
Një nga depozitat që mund ti përshtatet planit tuaj të kursimit, është depozita me interes rritës. Pas çdo periudhe tremujore norma e interesit rritet dhe arrin maksimumin prej 5% në lek në tremujorin e fundit (Afati maksimal i depozitës - 36 muaj). Me këtë depozitë ju keni mundësi të tërhiqni interesat e fituara menjëherë në fund të tremujorit që kalon. Në rast se dëshironi të ndërprisni maturimin e depozitës ju mund ta bëni atë pas çdo tremujori dhe interesat e përfituara deri në atë periudhë i merrni të gjitha.
Depozita Standarte
Ndër të tjera, ju mund të zgjidhni edhe depozitën standarde, ose siç njihet gjerësisht depozita me afat, e cila ofrohet për afate të caktuara si 1, 2 dhe 3 vjet. Avantazhi i kësaj depozite qëndron në faktin se interesi përfitohet në fund të çdo muaji dhe kalon automatikisht në llogarinë tuaj ndërkohë që depozita vazhdon të maturohet dhe fitojë interes normalisht.