Depozitat

OFERTA PËR KURSIMET TUAJA

Kurseni me të vetmen bankë Gjermane në vend dhe përfitoni siguri dhe normë të favorshme interesi për depozitën që i përshtatet më së miri planit tuaj të kursimit.

Depozita me interes rritës “UP” është një depozitë me afat maksimal 36 muaj. E veçanta e kësaj depozite është se ajo ofron interes rritës me bazë tremujore. Norma rritet pas çdo periudhe tremujore dhe arrin maksimumin prej 5% në lek në tremujorin e fundit. Me këtë depozitë ju keni mundësi të tërhiqni interesat e fituara menjëherë në fund të tremujorit që kalon. Edhe në rast se dëshironi të ndërprisni maturimin e depozitës ju mund ta bëni atë pas çdo tremujori dhe interesat e përfituara deri në atë periudhë i merrni të gjitha.

Më poshtë gjeni normat e interesit për afatet e ofruara sipas 12 periudhave tremujore për afatin maksimal 3 vjeçar.

3 Mujori 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12
Norma e interesit në Lek 0.5% 0.6% 0.8% 1.0% 1.5% 2.0% 2.5% 3.0% 3.5% 4.0% 4.5% 5.0%
3 Mujori 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12
Norma e interesit (EUR) 0.2% 0.3% 0.4% 0.6% 0.8% 0.8% 1.0% 1.2% 1.5% 2.5% 3.0% 4.0%

Hap depozite

Unë konfirmoj që kam lexuar dhe marrë parasysh dokumentet në vijim dhe se jam dakord. Kam shkarkuar këto dokumente dhe i kam ruajtur dhe / ose shtypur ato në mënyrë që të jenë në dispozicion për mua përgjithmonë:

Depozita standarde, ose siç njihet gjerësisht Depozita me Afat, ofrohet për afate të caktuara si 1, 2 dhe 3 vjet. Avantazhi i kësaj depozite qëndron në faktin se interesi përfitohet në fund të çdo muaji dhe kalon automatikisht në llogarinë tuaj ndërkohë që depozita vazhdon të maturohet dhe fitojë interes normalisht. Ju keni mundësi që përmes aplikacioneve tona të shikoni interesin që përfitoni dhe menaxhoni kursimet tuaja 24/7.

Më poshtë gjeni normat e interesit për afatet e ofruara sipas shumës së depozitës.

Shuma e depozitës Afat 1 vjeçar Afat 2 vjeçar Afat 3 vjeçar
Deri në 3,000,000 Lekë 1.3% 1.8% 1.9%
3,000,000 deri ne 10,000,000 2% 2.5% 2.8%
Mbi 10,000,000 Lekë e negociueshme e negociueshme e negociueshme
Shuma e depozitës Afat 1 vjeçar Afat 2 vjeçar Afat 3 vjeçar
Deri në 30,000 Euro 0.5% 0.6% 0.7%
30,000 deri në 100,000 Euro 1% 1.5% 1.8%
Mbi 100,000 Euro e negociueshme e negociueshme e negociueshme

Hap depozite

Unë konfirmoj që kam lexuar dhe marrë parasysh dokumentet në vijim dhe se jam dakord. Kam shkarkuar këto dokumente dhe i kam ruajtur dhe / ose shtypur ato në mënyrë që të jenë në dispozicion për mua përgjithmonë: