Zona Unike e Pagesave në Euro – SEPA

10/7/2025

Një standard i ri për transferta më të shpejta, më të lira dhe më transparente.

Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në Zonën Unike të Pagesave në Euro – SEPA, duke e vendosur tregun financiar vendas në të njëjtin nivel me vendet e Bashkimit Evropian. Ky zhvillim lejon kryerjen e pagesave në euro në të gjithë vendet pjesëmarrëse, po aq lehtë sa një pagesë brenda vendit.

Nga sot, 7 tetor 2025, ofrojmë për të gjithë klientët individë dhe biznes standardin e ri evropian të transfertave në euro që garanton një përvojë të unifikuar, të sigurtë dhe efikase.

Përfitimet kryesore nga SEPA:

  • Transferta më të lira – Pagesa me tarifa më të ulëta, duke nisur nga 2 deri në 10 euro për shuma deri në 100,000 euro dhe maksimumi 25 euro për transfertat mbi këtë shumë.
  • Shpejt dhe lehtë – Pagesa që mbërrijnë më shpejt
  • Siguri dhe transparencë maksimale – Të gjitha transaksionet kryhen sipas standardeve më të larta evropiane.
  • Njësoj kudo në Evropë – Një standard i unifikuar për të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Kush mund të përfitojë?

  • Klientët individë - për pagesa nga Shqipëria në Evropë dhe anasjelltas.
  • Bizneset - për thjeshtësi operacionale, efikasitet në pagesa ndërkombëtare dhe ulje të kostove.
  • Studentët dhe emigrantët - për transferta më të shpejta, më të lira dhe më të sigurta drejt Shqipërisë.

Gati për të kaluar në standardin e ri?

Ju mirëpresim për t’ju shërbyer me këtë standard të ri dhe për të përfituar nga lehtësitë dhe siguria që ofron SEPA.

Për çdo pyetje, na kontaktoni në:

+355 (4) 2 389 389

informacion@procredit-group.com