Specialist i Qendrës së Kontaktit - Departamenti Retail

3/11/2026

ProCredit Bank kërkon të punësojë Specialist në Qendrën e Kontaktit, i cili/e cila do të ofrojë mbështetje dhe shërbim cilësor për klientët ekzistues dhe potencialë përmes kanaleve të komunikimit (telefon, email, rrjetet sociale, e-banking/mobile banking). Ky rol përfshin orientimin e klientëve drejt produkteve dhe shërbimeve që i përshtaten nevojave të tyre, si dhe mbështetjen e objektivave komerciale dhe cilësinë e përgjithshme të shërbimit të klientit.

Përshkrimi i pozicionit:

Specialisti i Qendrës së Kontaktit siguron një standard të lartë të kujdesit ndaj klientit, në përputhje me objektivat e institucionit. Ai/Ajo trajton kërkesat, nevojat dhe ankesat e klientëve dhe u ofron këshilla profesionale për produktet dhe shërbimet bankare, duke përfshirë llogaritë, depozitat, kreditë, kartat dhe mBanking/e-Banking.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Trajtimi profesional dhe efikas i thirrjeve telefonike dhe formave të tjera të komunikimit nga dhe për klientët.
  • Përgjigjja ndaj pyetjeve, kërkesave dhe ankesave të klientëve përmes telefonit, email-it ose kanaleve digjitale.
  • Informimi i klientëve mbi produktet dhe shërbimet e bankës për klientët individ, institucional dhe biznes.
  • Regjistrimi dhe ndjekja e kërkesave të klientëve deri në zgjidhjen përfundimtare.
  • Ofrimi i asistencës për zgjidhjen e problemeve dhe kërkesave të klientëve.
  • Mbështetja e fushatave komerciale dhe promovimi i produkteve të reja.
  • Sigurimi që çdo komunikim të kryhet në përputhje me standardet e bankës për cilësinë dhe sigurinë e informacionit.
  • Raportimi mbi volumin e kontakteve, llojin e kërkesave dhe feedback-un e klientëve.
  • Identifikimi i mundësive për përmirësimin e shërbimit dhe rritjen e kënaqësisë së klientëve.
  • Mbajtja e dokumentacionit dhe raportimi për aktivitetet e kryera.

Kriteret për kandidatët:

  • Diplomë Bachelor në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme (preferohet).
  • Përvojë në qendër kontakti, shërbim klienti ose shitje, preferohet në sektorin bankar.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim (shqip dhe anglisht).
  • Orientim ndaj klientit, durim dhe aftësi për të menaxhuar situata nën presion.
  • Shkathtësi në përdorimin e aplikacioneve kompjuterike (MS Office, sistemet bankare dhe CRM).
  • Njohuri bazë për produktet dhe shërbimet bankare konsiderohet avantazh.
  • Fleksibilitet për të punuar me turne në varësi të nevojave të Qendrës së Kontaktit.
  • Aftësi për të punuar si pjesë e një ekipi dhe në mënyrë të pavarur.
  • Integritet, konfidencialitet dhe respekt rigoroz i procedurave.

Çfarë ofron banka:

  • Mundësi zhvillimi profesional në një institucion bankar me standarde ndërkombëtare.
  • Trajnime të vazhdueshme në shërbimin e klientit dhe produktet bankare.
  • Pjesëmarrje aktive në projekte të inovacionit digjital dhe përvojës së klientit.
  • Ambient pune bashkëpunues, dinamik dhe fleksibil.
  • Paketë konkurruese përfitimesh.

Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj të përditësuar dhe një Letër Motivimi tuaj në adresën: burime.njerezore@procredit-group.al deri më 22.03.2026.

ProCredit Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

ProCredit Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon ProCredit Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë ProCredit Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në adresën e emailit të Burimeve Njerëzore të ProCredit Bank sh.a burime.njerezore@procredit-group.com