Intervistë me Robert Tomja: Drejtor i Divizionit të Biznesit, ProCredit Bank Albania
Intervistë me Robert Tomja: Drejtor i Divizionit të Biznesit, ProCredit Bank Albania
Në një periudhë kur bizneset shqiptare po zgjerojnë gjithnjë e më shumë bashkëpunimet e tyre përtej kufijve, nevoja për zgjidhje bankare më të shpejta, më të sigurta dhe më të leverdishme bëhet gjithnjë e më e madhe. Për t’iu përgjigjur kësaj kërkese, ProCredit Bank Albania ka lançuar ProPay, një shërbim inovativ që mundëson transfertat ndërkombëtare brenda Grupit ProCredit me kosto shumë të ulët dhe shpejtësi maksimale.
Për të mësuar më shumë rreth këtij shërbimi, përfitimeve të tij dhe rolit që luan në mbështetjen e bizneseve shqiptare, biseduam me Robert Tomja, Drejtor i Divizionit të Biznesit në ProCredit Bank Albania.
Çfarë është ProPay dhe pse është kaq i rëndësishëm për bizneset shqiptare?
ProPay është një shërbim unik i krijuar për të lehtësuar transfertat ndërkombëtare brenda Grupit ProCredit, i cili operon në disa prej tregjeve më të rëndësishme për bizneset shqiptare, si Gjermania, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania, Bosnja & Herzegovina, Serbia, Greqia, Moldavia dhe Ukraina.
Ky shërbim është menduar për t’u dhënë klientëve tanë një mënyrë më të shpejtë, më të sigurt dhe më të përballueshme për të kryer pagesa ndërkombëtare.
''Në një treg biznesi gjithnjë e më të globalizuar, shpejtësia dhe optimizimi i kostove janë elementë kyç për të mbështetur rritjen e qëndrueshme të klientëve tanë. Përmes shërbimit ProPay, ProCredit Bank ofron një zgjidhje të thjeshtë, të sigurt dhe me kosto shumë konkurruese – vetëm 2.5 euro për transfertat ndërkombëtare brenda Grupit ProCredit. Ky shërbim reflekton angazhimin tonë strategjik për të fuqizuar bizneset, duke u ofruar atyre fleksibilitet financiar, efikasitet operativ dhe mbështetje konkrete për të zgjeruar praninë e tyre në tregjet ndërkombëtare.''
- Robert Tomja, Drejtor i Divizionit të Biznesit, ProCredit Bank Albania
Cilat janë avantazhet kryesore të ProPay për klientët e ProCredit Bank Albania?
Përfitimet e ProPay janë të shumëfishta dhe ndikojnë drejtpërdrejt në efikasitetin financiar të bizneseve:
Për bizneset që kryejnë shpesh pagesa ndërkombëtare, kjo përkthehet në kursim kohe, kursim kostosh dhe rritje të likuiditetit. Në thelb, ProPay nuk është vetëm një shërbim, është një avantazh strategjik që u mundëson bizneseve shqiptare të operojnë më lirshëm dhe më efikas në tregjet ku duan të rriten.
Si lidhet ky shërbim me strategjinë e ProCredit Bank për të mbështetur bizneset?
Në ProCredit Bank, strategjia jonë është e qartë, të jemi partner afatgjatë i bizneseve duke u ofruar zgjidhje të thjeshta, inovative dhe të leverdishme. ProPay është një shembull konkret i këtij angazhimi.
Në këtë mënyrë, ProPay përputhet plotësisht me objektivin tonë strategjik, të ndihmojmë klientët tanë të rrisin kapacitetin e tyre konkurrues dhe të zgjerojnë praninë e tyre në tregjet ndërkombëtare.
Kush mund të përfitojë nga ProPay?
ProPay është krijuar për të qenë një shërbim i aksesueshëm dhe fleksibël, duke iu shërbyer si bizneseve ashtu edhe individëve.
Për bizneset eshtë një zgjidhje ideale për kompanitë që kryejnë pagesa të shpeshta drejt partnerëve ndërkombëtarë. Për ta, ProPay do të thotë më pak kosto, më shumë efikasitet dhe më shumë konkurrueshmëri.
Për individët ky shërbim u mundëson klientëve që kanë familjarë, miq ose partnerë në vendet ku operon Grupi ProCredit të bëjnë transfertat e tyre shpejt, lirë dhe pa komplikime.
Me ProPay, ProCredit Bank Albania vendos një standard të ri në shërbimet bankare ndërkombëtare: më shpejt, më lirë dhe më afër klientit.
Me ProPay, ProCredit Bank Albania demonstron se nuk është thjesht një bankë, por një partner strategjik për bizneset dhe individët që duan të rriten dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofron tregu ndërkombëtar.
Ky shërbim është pjesë e një vizioni më të gjerë për të krijuar zgjidhje inovative, të sigurta dhe të përballueshme që i fuqizojnë klientët tanë dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare.