Operator në Qendrën e Monitorimit

3/11/2026

ProCredit Bank po kërkon të punësojë Operator në Qendrën e Monitorimit.
Orari: Turne, shërbim 24/7
Bëhu pjesë e ekipit tonë dhe luaj një rol kyç në monitorimin dhe garantimin e sigurisë së objekteve, pajisjeve dhe proceseve tona operacionale.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Kontrolli i funksionimit të aparaturave, sistemeve, paisjeve ndihmëse dhe aksesorëve respektive që janë të instaluar në qendrën e sigurisë dhe objektet e Bankës, për funksionimin normal të tyre. Monitorimi dhe verifikimi i sistemeve të sigurisë elektronike të instaluara në objektet e Bankes (CCTV, alarm kundër vjedhjes, sistem zjarri, akses kontrolli, etj.)
  • Ndjekja dhe menaxhimi i sinjaleve të alarmit dhe situatave emergjente.
  • Komunikim dhe bashkëpunim me strukturën e sigurisë, SH.P.S.F-në e kontraktuar për shërbimet e sigurisë dhe institucionet e specializuara të shtetit kur është e nevojshme.
  • Dokumentim dhe raportim i rregullt i problematikave gjatë turnit.
  • Zbatimi i procedurave dhe protokolleve të sigurisë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe politikat e institucionit.
  • Kryen cdo detyrë tjeter në lidhje me proceset në qendren e sigurisë.

Kualifikimet:

  • Arsim i mesëm/i lartë.
  • Njohuri bazë të sistemeve elektronike të sigurisë.
  • Vëmendje ndaj detajeve, përgjegjshmëri dhe gatishmëri për të punuar me turne.
  • Eksperienca në këtë profil përbën avantazh.

Nëse mendon se ky rol është për ty, dërgo një CV të përditësuar dhe Letër Motivimi në adresën e e-mail: burime.njerezore@procredit-group.com brenda datës 22.03.2026

ProCredit Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

ProCredit Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon ProCredit Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë ProCredit Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në adresën e emailit të Burimeve Njerëzore të ProCredit Bank sh.a burime.njerezore@procredit-group.com