Marrëveshje me Fondacionin ADGF

12/1/2025

Në kuadër të marrëveshjes së re me Fondacionin ADGF (Albanian Development Guarantee Facility).

Me këtë marrëveshje sigurojmë mbështetje financiare dhe synojmë të fuqizojmë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme  (MSME-ve), në bujqësi, tregjet rurale, si dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë duke ofruar një mekanizëm garancie për ndarjen e riskut që e bën aksesin në financim më të lehtë dhe gjithëpërfshirës. Kjo garanci synon të rivitalizojë sektorë të caktuar të ekonomisë, të sigurojë vijueshmëri dhe besim të aktiviteteve. Mekanizmi i garancisë zbatohet përmes një kategorizimi të përshtatur për të përmbushur nevojat specifike të bizneseve në faza të ndryshme të zhvillimit. Kjo marreveshje luan një rol vendimtar në nxitjen e sipërmarrjes, promovimin e investimeve dhe kontributin për një ekonomi të qëndrueshme. 

Në kuadër të Fondit mund të aprovohen 3 tipologji klientësh:

  • MSME-të të cilat kanë mbi dy vite që operojnë në treg - e dedikuar për të mbështetur MSME-të që nuk kanë ose posedojnë kolateral të pamjaftueshëm për të aksesuar financim nga institucionet financiare.
  • MSME-të të cilat investojnë në projekte të Energjisë Eficente & Energjisë së Rinovueshme - e dedikuar për të mbështetur MSME-të që investojnë në efikasitetin e energjisë, energjinë e rinovueshme dhe iniciativat që synojnë uljen e emetimeve të CO₂. 
  • MSME-të të cilat janë të regjistruara brenda 24 muajve para shprehjes së interesit të tyre për financim - i është kushtuar mbështetjes së MSME-ve të reja në treg. 

Lloji i financimit përfshin:

  • Kredi të reja;
  • Jo rifinancime apo ristrukturime të faciliteteve ekzistuese;
  • Kapital qarkullues;
  • Kredi Investimi;
  • Overdrafte.

Monedha e Financimit:

  • Lekë
  • Euro

*Fondi mbulon me garanci nga 50% deri në 70% të vlerës së investimit.

Për më shumë informacion mbi programin, ju lutem vizitoni një nga degët tona ose na kontaktoni në:
+355 42 389 389
informacion@procredit-group.com