Deklaratë për Shtyp - ProCredit Bank Albania sjell Apple Pay për klientët e saj.

7/29/2025

Një mënyrë më e sigurt, më e mbrojtur dhe më private për të paguar me iPhone dhe Apple Watch.

Tiranë, 29 Korrik 2025 – ProCredit Bank Shqipëri, në kuadër të 30-vjetorit të saj në tregun shqiptar, prezanton për klientët e saj Apple Pay – një mënyrë më e sigurt dhe e mbrojtur për të kryer pagesa, që u mundëson përdoruesve të shmangin dorëzimin e kartës tek persona të tjerë, prekjen e butonave fizikë apo shkëmbimin e cash-it – duke përdorur fuqinë e iPhone për të mbrojtur çdo transaksion.

Klientët mund të kryejnë pagesa pa kontakt, thjesht duke afruar pajisjen Apple pranë një terminali pagese. Çdo blerje me Apple Pay është e sigurt, pasi verifikohet përmes Face ID, Touch ID ose kodit të pajisjes, si dhe me një kod unik dinamik sigurie për çdo transaksion. Apple Pay pranohet gjerësisht në supermarkete, farmaci, taksi, restorante, kafene, dyqane të ndryshme dhe në shumë vende të tjera.

Gjithashtu, klientët mund të përdorin Apple Pay edhe në iPhone, iPad dhe Mac për të realizuar blerje më të shpejta dhe të lehta në aplikacione apo në internet përmes web-it në Safari, pa pasur nevojë të krijojnë llogari ose të shkruajnë në mënyrë të përsëritur të dhënat e dërgesës dhe të faturimit. Apple Pay lehtëson pagesat për porositë e ushqimit dhe të produkteve ushqimore, blerjet online, transportin, parkimin dhe shumë shërbime të tjera. Apple Pay mund të përdoret edhe për pagesa në aplikacione nga Apple Watch.

Siguria dhe privatësia janë thelbësore për Apple Pay. Kur klientët përdorin një kartë krediti ose debiti me Apple Pay, numri real i kartës nuk ruhet në pajisje dhe as në serverët e Apple. Në vend të kësaj, i caktohet një Numër Unik Llogarie Pajisjeje (Device Account Number), i cili enkriptohet dhe ruhet në mënyrë të sigurt në komponentin “Secure Element” – një çip i certifikuar sipas standardeve të industrisë, i projektuar për të ruajtur të dhënat e pagesave në mënyrë të sigurt brenda pajisjes.

Apple Pay është i lehtë për t’u aktivizuar. Në iPhone, thjesht hapni aplikacionin Wallet, shtypni simbolin "+" dhe ndiqni hapat për të shtuar kartën tuaj të kreditit ose debitit të ProCredit Bank. Pasi karta të shtohet në iPhone, Apple Watch, iPad apo Mac, ajo mund të përdoret menjëherë për pagesa me Apple Pay. Klientët do të vazhdojnë të përfitojnë të gjitha shpërblimet dhe përfitimet që ofrojnë kartat e ProCredit Bank.

Për më shumë informacion mbi Apple Pay, vizitoni:
http://www.apple.com/apple-pay/
Për më shumë informacion mbi ProCredit Bank, vizitoni:
http://www.procreditbank.com.al

ProCredit është një bankë gjermane me fokus zhvillimin ekonomik, e orientuar drejt Evropës Lindore dhe Juglindore, e përkushtuar në mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme si dhe individëve privatë, duke promovuar rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Në bashkëpunim të ngushtë me Mastercard, ky shërbim ofrohet për të gjithë klientët e ProCredit Bank Shqipëri që disponojnë një kartë Mastercard, duke forcuar përkushtimin tonë të përbashkët për të ofruar zgjidhje digjitale të pagesave që janë të sigurta, moderne dhe të lehta për t’u përdorur.