Ku mund ta gjej Zonën 24/7 më të afërt?
Lokacionet e Zonës 24/7 mund t'i gjeni këtu.
Ku mund ta gjej bankomatin më të afërt?
Lokacionet e bankomateve mund t'i gjeni këtu. Gjithashtu ju rikujtojmë se ju mund të kryeni deri në 5 tërheqje në muaj, në bankomatet e bankave të tjera pa asnjë komision
A mund të depozitoj në llogarinë time të kursimeve në Zonat 24/7?
Ju mund të përdorni Zonat 24/7 për depozitim në llogarinë rrjedhëse, ndërsa përmes e-Banking mund të transferoni fonde në llogarinë tuaj të kursimeve. Po ashtu, mund të bëni depozitim në llogarinë e kursimeve duke zgjedhur në ATM opsionin “Depozito në llogari tjetër” (Deposit to third party) dhe duke shkruar manualisht numrin e llogarisë tuaj të kursimeve.
Sa para mund të depozitoj në bankomat?
Klientët mund të depozitojnë deri në 50 kartëmonedha në bankomat. Shuma e përgjithshme që mund të depozitoni gjatë ditës nuk duhet të kalojë shumën 1,000,000 LEK/ 7,000 EUR. Depozitimi reflektohet në llogari brenda 3 minutave. Limiti ditor i veprimeve me kartë në ATM është 30 veprime.
Si funksionon kasaforta për depozitim (Dropbox)?
Bizneset që kanë një qarkullim ditor më të madh se EUR 7,000 mund të depozitojnë në çdo kohë në kasafortat e qarkullimit ditor (DropBox), për të cilat klienti dhe banka duhet të nënshkruajnë paraprakisht një marrëveshje. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, klienti:
Klienti mund të kryejë depozitime në Dropbox në varësi të limitit ditor të caktuar nga banka gjatë nënshkrimit të marrëveshjes. Këto depozitime mund të përpunohen vetë përmes platformës e-Banking, dhe fondet do të jenë të vlefshme në llogari menjëherë.
Sa para mund të tërheq në bankomat?
Minimumi i shumës të cilën mund të tërhiqni është 500 LEK. Limiti ditor i shumës së tërheqjes në ATM tëProCredit Bank Shqipëri, në Zona 24/7 është 200,000 LEK/ 2,000 EUR. Limiti ditor i veprimeve me kartë në ATM është 30 veprime.