Cili është SWIFT kodi i bankës?
SWIFT kodi i bankës ProCredit: FEFAALTR
Për sa kohë mbërrijnë transfertat ndërkombëtare?
Në parim, transfertat ndërkombëtare kërkojnë 2-3 ditë pune. Vlen të theksohet se pranimi i transfertave nga shtete të tjera përfshin edhe banka ndërmjetësuese dhe është një proces që nuk përcaktohet nga banka ProCredit në Shqipëri.
Sa është komisioni bankar për transfertat hyrëse dhe dalëse, brenda dhe jashtë Shqipërisë?
Për komisionin bankar për transfertat hyrëse dhe dalëse, brenda dhe jashtë Shqipërisë, ju lutem referojuni listës së çmimeve, duke klikuar këtu
Cili është IBAN-i i bankës?
IBAN-in e llogarisë tuaj mund ta gjeni duke aksesuar shërbimin e-Banking ose M-Banking. IBAN-i i llogarisë fillon gjithmonë me "AL" + 14 karaktere + numri i llogarisë tuaj (me 12 karaktere).
Më duhet formulari për pranimin e transfertave. Ku mund ta marr?
Ju lutemi, kontaktoni këshilluesin tuaj të klientit për të marrë këtë formular. Për më shumë hollësi, na kontaktoni në numrin tonë të telefonit +355 42 389 389 ose na shkruani në adresën e e-mailit informacion@procredit-group.com.