Kam harruar fjalëkalimin e e-Banking. Si mund të aksesoj këtë shërbim?
Ndryshimin e fjalëkalimit mund ta kryeni përmes opsionit “Rivendos Fjalëkalimin”, që gjendet në faqen kryesore të e-Banking. Gjatë procesit të ndryshimit të fjalëkalimit, do t’ju kërkohet të vendosni email-in, numrin e telefonit të regjistruar në bankë dhe TOKEN-in/mTAN-in, në varësi të metodës së sigurisë që keni. Pas këtyre verifikimeve, mund të vendosni një fjalëkalim të ri dhe të aksesoni e-Banking me të.
Nëse keni vështirësi gjatë këtij procesi, mund të na telefononi në numrin +355 42 389 389.
Më ka skaduar token-i për e-Banking. Si duhet të veproj?
1. Për klientët privatë, ne kemi zhvilluar një metodë të re sigurie, e cila quhet kodi i sigurisë me SMS. Kjo metodë është e ngjashme me tokenin, por në këtë rast, klientët marrin një kod 6-shifror për qasje në e-Banking përmes SMS-it. Vini re se SMS-in me kodin e sigurisë do ta pranoni gjithmonë në numrin e telefonit të njërit nga operatorët lokalë, në Shqipëri, që keni regjistruar në profilin tuaj në bankë. Ju udhëzojmë të siguroheni që numri juaj i telefonit në bankë është gjithmonë i përditësuar dhe përputhet me atë numër që përdorni aktualisht. Në rast se duhet të pajiseni me metodën e re të sigurisë, ju duhet te dërgoni nje e-mail në informacion@procredit-group.com ose të telefoni qendrën e kontaktit në 042 389 389.
2. Nëse jeni klient biznesi, duhet të paraqiteni në një prej degëve të bankës ProCredit për të marrë një Token të ri.
Si funksionon kodi i sigurisë me SMS?
Kodi i sigurisë me SMS është një metodë sigurie për kyçje në e-Banking. Me aktivizimin e këtij shërbimi, ju do të pranoni një kod unik të sigurisë që do t'ju dërgohet me SMS. Ky është një kod për përdorim të vetëm, që gjenerohet sipas kërkesës tuaj specifike, dhe për secilën kërkesë dërgohet një kod i ri sigurie.
Si të iniciojë pagesën e faturave apo tatimeve në e-Banking?
Për ta bërë më të lehtë për ju të paguani faturat mujore me e-Banking, ne kemi krijuar video udhëzuese ku shpjegohet hap pas hapi si mund të realizoni këto transaksione në e-Banking, gjeni videon këtu.
Çfarë janë urdhërpagesat periodike?
Urdhërpagesat periodike janë pagesa apo transferta të vazhdueshme mujore të cilat iniciohen nga llogaria e përfituesit në mënyrë automatike. Pagesat mund të realizohen vetëm në monedhën LEK. Për tu informuar si bëhen urdhërpagesat periodike me e-banking lexoni Manualin e klientit për përdorimin e e-banking këtu.
A mund ta marr fjalëkalimin e e-Banking përmes email-it?
Për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, dërgimi i “fjalëkalimit” përmes email-it nuk rekomandohet. Ne ju sugjerojmë të na kontaktoni përmes Qendrës sonë të Kontaktit në numrin +355 (4) 2 389 389, ose të na dërgoni numrin tuaj të kontaktit në email-in informacion@procredit-group.com, që të mund t'ju kontaktojmë dhe t’ju asistojmë me hyrjen në platformën e-Banking.
Përse nuk mundem të vazhdoj më tej me inicimin e transfertës me e-Banking?
Për të vazhduar me regjistrimin e transfertës, ju lutemi sigurohuni që çdo informacion të jetë dhënë saktë nga ana juaj si urdhërues i transfertës. Gjithashtu, kujdesuni që në rubrikat e përshkrimit të transfertës të mos përfshini asnjë simbol si ": ; “ $ %" përveç shkronjave dhe numrave; gjithashtu, shkronjat “ë” dhe “ç” nuk pranohen.
Si mund të tërheq fonde nga llogaria e kursimit?
Ju mund të inicioni transfertën nga llogaria e kursimit drejt llogarisë tuaj rrjedhëse përmes shërbimit e-Banking. Pasi fondet të jenë transferuar, mund të vazhdoni me tërheqjen e tyre në bankomat.