Jo, nuk jeni të kufizuar vetëm te kartat personale të debitit. Në Apple Pay mund të shtoni një sërë kartash të ndryshme, përfshirë Mastercard Standard personale, Mastercard Credit dhe karta debiti të biznesit.
Çfarë është Apple Pay?
Apple Pay është një shërbim portofoli digjital i sigurt dhe i përshtatshëm që ju lejon të kryeni pagesa në dyqane, në aplikacione dhe online duke përdorur iPhone-in, Apple Watch-in, iPad-in ose Mac-un tuaj.
A funksionon Apple Pay pa lidhje interneti?
Po, Apple Pay funksionon edhe pa lidhje interneti për pagesa në dyqane të cilat kanë POS që suportojnë teknologjine NFC (Near Field Communication - pa kontakt). Pajisja juaj (iPhone ose Apple Watch) ruan paraprakisht të dhënat e nevojshme për kryerjen e një numri të kufizuar transaksionesh. Kështu që për sa kohe pajisja POS e dyqanit është online, pagesa mund të kryhet edhe nëse pajisja juaj nuk ka internet. Këto lloj pagesash, janë njësoj të sigurta si ato kur pajisja juaj është online.
Megjithatë, për të shtuar një kartë te re ose për të kryer blerje online/ në aplikacione, është e nevojshme lidhja me internetin.
A mund të përdor vetëm karta debiti personale, apo mund të shtoj edhe karta krediti dhe biznesi?
Jo, nuk jeni të kufizuar vetëm te kartat personale të debitit. Në Apple Pay mund të shtoni një sërë kartash të ndryshme, përfshirë Mastercard Standard personale, Mastercard Credit dhe karta debiti të biznesit.
A duhet të paguaj për të përdorur Apple Pay?
Jo, përdorimi i Apple Pay nuk ka asnjë kosto shtesë nga banka. Klienti do të paguajë për transaksionet e kryera me kartë/ Apple Pay (në POS, online apo në ATM) komisionet standarde sipas kushteve të punës/ listës së çmimeve në fuqi.
Si të aktivizoj Apple Pay dhe si të shtoj kartën time?
Aktivizimi i Apple Pay realizohet lehtësisht duke hapur aplikacionin Apple Wallet në celularin tuaj dhe duke ndjekur hapat për të shtuar kartën e ProCredit Bank, si dhe për ta verifikuar atë. Ju ftojmë të ndiqni udhëzimet e plota në seksionin Apple Pay në faqen tonë zyrtare duke klikuar këtu. Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të aktivizimit, mund të na kontaktoni me qendrën tonë të kontaktit në numrin: +355 42 389 389.
Sa karta mund të shtoj?
Ju mund të shtoni deri në 8 karta përmes të njëjtit iCloud, por kjo mund të ndryshojë në varësi të versionit të iOS dhe modelit të pajisjes.
Çfarë ndodh nëse më bllokohet ose e humbas celularin?
Duhet të njoftoni bankën në mënyrë që token-i i lidhur me kartën virtuale të kalojë në statusin “i pezulluar”, “i vjedhur” ose një tjetër status përkatës, në varësi të rastit.
A mund të shtoj karta krediti?
Apple Pay mbështet jo vetëm karta debiti, por edhe karta krediti. Mund t’i shtoni lehtësisht përmes aplikacionit Apple Wallet.
A kam limite në transaksione?
Limitet ditore dhe javore do të jenë të njëjta me ato që keni aktualisht për veprimet me kartën tuaj fizike.
A mund ta përdor Apple Pay për blerje online jashtë Shqipërisë?
Po, Apple Pay mund të përdoret edhe për blerje online në website dhe aplikacione që e mbështesin këtë mënyrë pagese.
Si mund t’i kontrolloj pagesat e kryera me Apple Pay?
Të gjitha transaksionet që keni kryer me Apple Pay mund t’i kontrolloni në të njëjtën mënyrë si me kartën tuaj fizike, përmes Mobile Banking ose E-Banking, sipas preferencës suaj.
Nëse karta ime skadon, çfarë ndodh me Apple Pay?
Në këtë rast, token-i i lidhur me kartën virtuale qëndron aktiv.
Nëse humbet ose vidhet karta ime fizike, çfarë ndodh me Apple Pay?
Në momentin që statusi i kartës suaj fizike ndryshon në ‘e vjedhur/ e humbur’, ndryshon edhe statusi i token-it të lidhur me kartën virtuale në Apple Pay.
Nëse nuk pranoj kodin e sigurisë me mesazh, si mund të vazhdoj me shtimin e kartës në Apple Wallet?
Nëse nuk merr kodin e sigurisë (OTP) me SMS gjatë regjistrimit të kartës në Apple Wallet, ndoshta numri i telefonit të regjistruar në bankë është i pasaktë ose ka ndonjë problem teknik. Në këtë rast, mund të vazhdoni regjistrimin duke zgjedhur opsionin “Call ProCredit Bank Albania”. Ky opsion të lidh automatikisht me një operator të Qendrës së Kontaktit. Stafi i Qendrës do të verifikojë të dhënat tuaja në sistem. Nëse të dhënat përputhen dhe numri i telefonit është i përditësuar, ata do të hapin një kërkesë për verifikim manual të kartës. Kjo kërkesë i dërgohet ekipit të Kanaleve Digjitale, të cilët kontrollojnë kartën dhe vijojnë me aktivizimin e saj për Apple Pay. Pasi karta të aktivizohet, do të njoftoheni nga Qendra e Kontaktit për përfundimin e procesit. E gjithë procedura trajtohet brenda ditës së nesërme të punës nga momenti kur hapet kërkesa.
A ruhen të dhënat e kartës time në Apple Pay?
Apple Pay nuk ruan informacionin e vërtetë të kartës në pajisje apo në serverët e Apple. Në vend të kësaj, përdor një teknologji të avancuar tokenizimi, që garanton siguri të lartë dhe privatësi maksimale gjatë transaksioneve.
Si bëhet autorizimi i pagesave në Apple Pay?
Autorizimi i çdo pagesë bëhet në mënyrë biometrike, përmes teknologjive si Face ID, Touch ID, ose përmes kodit të aksesit.
Si njoftohem nga banka që kam regjistruar kartën time në Apple Pay dhe mund të kryej pagesa?
Banka dërgon një mesazh automatik në numrin e telefonit që keni regjistruar në sistemin e bankës, duke konfirmuar se karta juaj është aktivizuar dhe është gati për të kryer transaksione përmes Apple Pay.
Nëse kam dy ose më shumë karta, si mund të kuptoj me cilën kartë jam duke paguar nga portofoli?
Pasi keni shtuar kartat në Apple Wallet, mund të kontrolloni kartën që po përdorni për pagesë duke klikuar mbi kartën e zgjedhur dhe më pas mbi ikonën me tre pika në të djathtën e ekranit.
Aty shfaqen detajet e kartës, ku mund të shihni:
Nëse keni më shumë se një kartë, mund të vendosni edhe cilën dëshironi ta përdorni si parazgjedhje (default) për pagesat.
A mund të kryej veprime në ATM me Apple Pay?
Po, mund të kryeni veprime në ATM duke përdorur Apple Pay, por vetëm në ato ATM që mbështesin teknologjinë “Contactless”. Këto ATM shfaqin simbolin e valëve, si ai për pagesat pa kontakt, njësoj si POS-et.
Për të nisur transaksionin:
A funksionon Apple Pay në të gjitha pajisjet?
Apple Pay funksionon vetëm në pajisjet që mbështeten nga Apple, si iPhone, Apple Watch, iPad dhe Mac me Touch ID. Për informacion më të detajuar dhe listën e plotë të pajisjeve të mbështetura, ju rekomandojmë të konsultoheni me faqen zyrtare të Apple.
A mund të përdor Apple Pay në disa pajisje njëkohësisht?
Po, mund të përdorni Apple Pay në disa pajisje njëkohësisht, por për çdo pajisje duhet të shtoni kartën veçmas. Çdo pajisje përdor një token unik për sigurinë e transaksioneve.
A mund të përdor Apple Pay edhe jashtë vendit?
Po, mund të përdorni Apple Pay jashtë vendit, për sa kohë që terminali POS ose ATM mbështet pagesat me Apple Pay dhe banka lejon transaksione ndërkombëtare.
Si të caktoj një kartë si kartë default për pagesat me Apple Pay?
Në Apple Wallet, klikoni dhe mbani shtypur kartën që dëshironi të vendosni si default, pastaj lëvizeni në krye të listës Gjithashtu, mund të shkoni te Settings > Wallet & Apple Pay dhe të zgjidhni kartën Default Card për pagesat.
Si mund ta kontrolloj nëse një dyqan pranon Apple Pay?
Shikoni për ikonën e Apple Pay ose ikonën e pagesës “Contactless” në terminalet fizike të dyqanit. Gjithashtu, shumë aplikacione dhe faqe online e shfaqin ikonën e Apple Pay gjatë procesit të pagesës.
A mund të përdor Apple Pay në terminalet që nuk janë “Contactless”?
Apple Pay funksionon vetëm në terminalet që mbështesin teknologjinë “Contactless”. Nëse terminali nuk ka këtë funksionalitet, duhet të përdorni kartën fizike për pagesë.