Your Card with Apple Pay

iPhone-i yt është portofoli yt!

Your Card on iPhone

Paguani lehtë dhe shpejt me Apple Pay dhe kartat tuaja të ProCredit Bank Shqipëri.

Paguani lehtë dhe në mënyrë të sigurt me Apple Pay dhe kartat tuaja të ProCredit Bank Shqipëri — nga iPhone, Apple Watch, iPad apo Mac.

Your Card on iPhone and Watch

Nuk ke portofolin?
Nuk ka problem!

Portofoli? I panevojshëm! Me Apple Pay dhe kartën tuaj ProCredit, paguani shpejt dhe lehtë nga iPhone ose Apple Watch.

Siguri maksimale në çdo
pagesë, me Face ID.

Apple Pay përdor veçoritë e sigurisë të ndërtuara në pajisjen tuaj Apple, përfshirë Face
ID dhe Touch ID — të krijuara në mënyrë që vetëm ju të mund të autorizoni pagesat.
Për t'u pajisur me Apple Pay, aplikoni për të hapur llogari duke klikuar këtu

Apple Pay on iPhone

Si ta shtoni kartën tuaj ProCredit në Apple Pay

1

Hapni Apple Wallet në iPhone-in tuaj.

2

Shtypni butonin Shto (+), pastaj shtypni “Debit” ose “Credit Card”. Gjithashtu mund të shtoni kartën tuaj në çdo Apple Watch të lidhur.

3

Ndiqni udhëzimet në ekran për të shtuar kartën e re ProCredit.

Mëso më shumë si të
përdorësh Apple Pay.

Checkmark

Një mënyrë e lehtë për të paguar online dhe në aplikacione.

Me Apple Pay, të dhëna si emri dhe adresa plotësohen automatikisht gjatë blerjes. Tani pagesat janë më të shpejta se kurrë.

Pyetje të Shpeshta

Çfarë është Apple Pay?

Apple Pay është një shërbim portofoli digjital i sigurt dhe i përshtatshëm që ju lejon të kryeni pagesa në dyqane, në aplikacione dhe online duke përdorur iPhone-in, Apple Watch-in, iPad-in ose Mac-un tuaj.

A funksionon Apple Pay pa lidhje interneti?

Po, Apple Pay funksionon edhe pa lidhje interneti për pagesa në dyqane të cilat kanë POS që suportojnë teknologjine NFC (Near Field Communication - pa kontakt). Pajisja juaj (iPhone ose Apple Watch) ruan paraprakisht të dhënat e nevojshme për kryerjen e një numri të kufizuar transaksionesh. Kështu që për sa kohe pajisja POS e dyqanit është online, pagesa mund të kryhet edhe nëse pajisja juaj nuk ka internet. Këto lloj pagesash, janë njësoj të sigurta si ato kur pajisja juaj është online. Megjithatë, për të shtuar një kartë te re ose për të kryer blerje online/ në aplikacione,është e nevojshme lidhja me internetin.

A mund të përdor vetëm karta debiti personale, apo mund të shtoj edhe karta krediti dhe biznesi?

Jo, nuk jeni të kufizuar vetëm te kartat personale të debitit. Në Apple Pay mund të shtoni një sërë kartash të ndryshme, përfshirë Mastercard Standard personale, Mastercard Credit dhe karta debiti të biznesit.