ProCredit Bank hap degën e re në Rrugën e Dibrës!

9/13/2024

Më 16 shtator 2024 do të hapet një degë e re e ProCredit Bank, përballë kompleksit Halili në Rrugën e Dibrës. Kjo degë do të ofrojë një kombinim ideal të teknologjisë së fundit dhe shërbimit të personalizuar të stafit, duke siguruar që klientët tanë të marrin një shërbim të shpejtë, cilësor dhe tepër profesional.

Dega e re do të ketë të integruar një Zonë 24/7, ku klientët mund të kryejnë çdo veprim në bankomate dhe pajisje të tjera të disponueshme, 24 orë në 7 ditë të javës. Ndërkohë, shërbimi me klientët do të ofrohet nga e hëna në të premte, në orarin 08:30-15:00.

Në degën tonë të re në Rrugën e Dibrës, do të keni mundësinë të përfitoni nga një gamë e gjerë produktesh financiare, si hapja e llogarive rrjedhëse, depozita me interesa të larta, financim dhe shumë shërbime të tjera.

Për më shumë informacion, kontaktoni në +355 (4) 2 389 389.

Mirë se vini në degën e re!