Programi AZHBR

Kreditë

ProCredit Bank, në bashkëpunim me Agjensinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), ofron skema të financimit për mbështetjen e bizneseve bujqësore (prodhuese dhe agropërpunuese), ku subvencionohet norma e interesit të kredisë nga kjo agjenci ne kuader te programit IPARD-II

Nga skemat e financimit të AZHBR-së perfshihen:

  • Investimet në asetet fizike të fermave bujqësore me fokus të veçantë në sektorët e Qumështit , Mishit, Fruta , Perime dhe Vreshtari
  • Investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore me fokus të veçantë në sektorët e  Qumështi dhe Përpunimi i qumështit , Perpunimi i mishit, Perpunimit te frutave dhe Perimeve, Vera
  • Sigurimi dhe prodhimi i bimëve medicinale dhe aromatike, kërpudhave, mjaltit, kërmijve dhe materialeve për prodhimin e vajrave esenciale
  • Projektet ne përpunimin dhe tregëtimin në nivel ferme i produkteve bujqësore (qumështi, mishi, frutat perimet dhe verës
  • Projekte per përpunimin dhe tregtimin e bimëve medicinale dhe aromatike të egra apo të kultivuara, kërpudhave, vaji i ullirit, mjalti, peshku dhe produktet e peshkut, prodhimi dhe marketingu i vajrave esencialë
  • Akuakulturë
  • Projektet në prodhimin dhe përdorimi i energjisë së rinovueshme
  • Etj

Aplikimet për mbështetje financiare paraqiten në qendrën e AZHBR-së sipas formularit të aplikimit.

Aplikimet përkojnë zakonisht me tremujorin e dytë të çdo viti.

Ne varesi te masave aplikohet mbeshtetje me fonde publike nga 50-65% te totalit te shpenzimeve te pranueshme te investimit