Investime nė shtėpi Eficienca e Energjisė
Kredia më e re në treg e ofruar për të gjithë individët.
Sektori i banesave konsumon gati 47% të totalit të energjisë elektrike prandaj ndërtesat e banimit në Shqipëri paraqesin një potencial të madh për kursimin e energjisë. Investimet e Eficiencës së Energjisë kane shume përfitime për individët. Individët ulin shpenzimet mujore të energjisë dhe përmirësojnë standardet e tyre të jetesës. Psh, një sistem ngrohje efikas në një shtëpi të izoluar mirë, ul sasine e energjisë së përdorur dhe në të njëjtën kohë përmirëson cilësinë e ajrit të brendshëm të ndërtesës. Në këtë mënyrë, kursimet e siguruara nga këto investime, qytetarët mund ti përdorin për investime të tjera në banesa ose per edukimin e fëmijëve etj.
Eficienca e Energjisë arrihet nëpërmjet:
- Teknologjive ose proceseve më eficente
- Ndryshimit të qëndrimit individual
Masat për Eficencën e Energjisë mund të jenë me kosto të ulët ose pa kosto; megjithatë, ka dhe masa që kërkojnë një kosto të lartë investimi, por që kanë përfitim të ndjeshëm financiar në periudhë afatgjatë.


